Berisha Digat ne nivelet me te uleta historike

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta, që kanë mbërthyer vendin prej ditësh,
kanë bërë që kryeministri Sali Berisha në fillim të mbledhjes së grupit
kuvendor demokrat të theksojë, se qeveria do të bëjë maksimumin për të
ndihmuar njerëzit e bllokuar nga bora dhe se pavarësisht çmimit të
kripur, importi i energjisë do të vijojë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që ajo të mos mungojë për shkak të furnizimit. Ne do ta blejmë ata sa kohë do ta gjemë në mënyrë që vendi të mos vuajë mungesën e saj. Në cdo rrethanë do të përballohet me ndërhyrjen e buxhetit sepse mundësitë e tjera janë ezauruar tërësisht. E vërteta është që pavarësisht nga reshjet e shiut apo borës në zonën verilindore të vendit, digat janë në nivelet më të ulëta historike të tyre”, tha Berisha.
Duke folur edhe për Konferencën e Mynihut, në të cilën mori pjesë, Berisha theksoi se është biseduar mbi projektin transadriatik që kalon në territorin e Shqipërisë që sjell 1 miliard euro investime.
"Eonomia shqiptare, në raport me atë globale është e vogël, por që në mënyrën më të shkëlqyer ia doli t'i shpëtojë krizës", tha Berisha.