Fier arrestime per lirimin nga burgu

Prokuroria e Fierit ka arrestuar tre persona, që janë përpjekur të
ndikojnë ndaj një anëtari të Gjykatës së Lartë, për të liruar një të
dënuar për vrasje.
Sipas nje njoftimi per shtyp te Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur çështja në ngarkim të Agron Lumeshit, Enard Lushakajt, dhe Renato Mellarajt pasi nga pergjimet telefonike, rezulton te jene perpjekur te ndikojne ndaj trupit gjykues per lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e dorjan sules ne vitin 1999, ne Athine.
Sipas pergjimeve rezultoi se, shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, jane interesuar per te mbledhur para per te paguar për të zgjidhur cështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë. Por sipas pergjimeve njeriu qe premtonte zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë ishte i pandehuri Agron Lumeshi, i cili është i afërm i nje prej anetareve te trupit gjykues, zotit Gani Dizdari.
Por Gjykata e Larte ne vendimin e saj e hodhi poshte rekursin e bere nga vrasesi, duke lene ne fuqi denimin me 20 vjet burg per te. Por nga hetimet dhe pergjimet rezulton se, te afermit e te denuarit jane vene ne dijeni te vendimit dy dite perpara se ai te jepej. Por rezulton gjithashtu se dikush kishte kompromentuar edhe pergjimin, pasi vete personat ishin vene ne dijeni edhe te faktit se ishin ne pergjim.