E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore grabitet me arme menaxheri i supermarketit

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur orët e paradites së të hënës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, pranë filialit të një banke dhe shënjestër e sulmit ishte menaxheri i një supermarketi në qytet, i cili nën kërcënimin e armës ka lënë në tokë shumën e parave, të cilen e kishte me vete.

Policia ka rindertuar skenen ne baze te personave deshmitare okulare, si dhe vete personit, ky i fundit i traumatizuar pas ngjarjes se ndodhur. Sipas te dhenave te para, personi ka patur me vete nje shume prej 5.9 milione lekesh.

Mesohet se ka dale nga hyrja e pasme e supermarketit, per te shkuar ne degen e bankes, qe ndodhet fare prane supermarketit. Nje person, i maskuar i ka drejtuar armen tip kallashnikov duke i kerkuar parate.

Policia ka mberritur shume shpejt ne vendngjarje, duke rrethuar teresisht zonen. Ata kane kryer kontrolle ne zonen e dyshuar, ku mund te ishte fshehur autori.
Grabitje
Banda e policëve të rremë
Onkologjiku, dy të tjerë në pranga
Shkodër, arrestohet grabitësi i kazinosë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›