Berisha: Dik Marti avokat i verbër i krimeve serbe

Megjithatë, sipas tij, Shqipëria është e hapur për të zhvilluar të gjitha hetimet për këtë çështje. Për këtë arsye, ai tha se EULEX do të ketë të gjitha hapësirat e nevojshme.
Më tej, Berisha tha se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet të zhvillojë hetime për akuzat, pasi në këtë raport-vijoi ai-akuzohet kjo gjykatë se ka fshehur krimet.
“Janë lëshuar akuza direkte ndaj Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi se janë zhdukur prova. I takon kësaj gjykate të kërkojë se cilat prova ka zhdukur gjykata. Asnjë nga vendet e lira nuk ka qenë kurrë i interesuar që të fshihen dhe zhduken provat e krimeve të luftës. Aq më pak, mendoj dhe gjykoj unë, do të ketë qenë e interesuar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Ndaj dhe duke ftuar gjykatën që të rinis hetimet e kësaj çështje, e ftoj gjithashtu të qartësojë sepse kjo përbën një akuzë ndaj gjykatës”, theksoi Berisha.
Duke folur për Dik Martin, kryeministri i Shqipërisë u shpreh se ai ka qenë avokat i verbër i Serbisë së madhe, duke u bërë palë me kriminelët që shpërngulën nga shtëpitë e tyre mbi 1 milion shqiptarë.
“Kam pasur rastin të jem në Këshillin e Evropës, ky zotëri ka qenë një avokat i papërmbajtur i krimeve të shëmtuara mbi shqiptarët dhe unë dua të them se teza e tij kryesore në KE ka qenë kjo: Në Kosovë nuk ka ekzekutor dhe viktima, nuk mund të pranohet që serbët të jenë ekzekutor dhe shqiptarët viktima. Ky ka qenë lajtmotivi i tij për të mbrojtur krimet e luftës. Se kush i përzuri mbi 1 milion shqiptarë se kush mbushi Kosovën me varre masive dhe Savën dhe Danubin me kufoma shqiptarët, për Dik Martin kjo nuk kishte rëndësi. Ai në të gjitha rastet do të bënte avokatin e Serbisë të madhe”, the kreu i qeverisë. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-22 11:35
[