Topi dekoron “dhjetoristët”: Lëvizja ja arriti qëllimit

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të Grupimit, ish-studentë dhe pedagogë pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore Shqiptare të viteve 1990-91, deputetë aktualë të Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
“8 Dhjetori i vitit 1990 shënoi në historinë e Shqipërisë ditën e së vërtetës, çastin e ndarjes midis dy epokave–perëndimit njëherë e mirë të epokës së karakterizuar nga sundimi gjakatar dhe vëllavrasës i një pakice sunduese ndaj shumicës së denjë të popullit tonë dhe lindjes së një epoke të re, të lirë e demokratike, të çliruar nga lufta. Qysh nga 8 Dhjetori i vitit 1990, shqiponja dy krenare në flamurin tonë kombëtar do të fluturonte e lirë pa yllin pesëcepësh komunist”, ka thënë ndër të tjerash Topi.
Sipas tij, Lëvizja Studentore Shqiptare arriti brenda pak ditëve jo vetëm të kristalizonte kërkesat e saj të mirëfillta politike për lejimin e pluralizimit partiak, por edhe të ndërgjegjësonte pjesën më të madhe të shqiptarëve mbi nevojën e menjëhershme për ndryshim. Presidenti vuri në dukje se pas dy dekadash, ëndrra e studentëve për një Shqipëri evropiane, të lirë, të denjë dhe të barabartë me demokracitë e tjera perëndimorë është bërë realitet.
"Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO dhe shqiptarët, nga izolimi i thellë që kanë pasur, sot lëvizin të lirë dhe ndjehen qytetarë të lirë, të kontinentit të vjetër", tha Presidenti Topi. Me këtë rast ai solli në vëmendje figurën e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, si një nga protagonistët kryesorë të Lëvizjes Studentore, duke e cilësuar "njeri të aksionit dhe veprimit, të mbrujtur fort me vetëmohim". /S.Lleshi/Start/
2010-12-22 14:49
[