Berisha Do bejme rrugen Shengjin-Ulqin

Kryeministri Sali Berisha beri te ditur dje se Qeveria shqiptare ka ne plan te ndertoje rrugen Shengjin - Ulqin. Kete deklarate kreu i ekzekutivit e beri ne nje takim qe pati me ministrin e Arsimit te Malit te Zi Ferhat Dinosha. Kryeministri Berisha gjithashtu vleresoi lehtesirat qe ka krijuar infrastruktura ne shkembimet ekonomike e turistike midis dy vendeve dhe i beri te ditur se se shpejti perfundon edhe ndertimi i ures se Bunes. Gjithashtu u tha se ne planet e Qeverise eshte edhe ndertimi i rruges Shengjin-Ulqin. Kryeministri Berisha dhe zoti Dinosha u shprehen edhe per intensifikimin e bashkepunimit ne fushen e arsimit mes dy vendeve thuhet ne njoftimin e Qeverise. Gjate takimit Dinosha vleresoi ndihmen e Shqiperise ne mbeshtetje te proceseve integruese edhe te Malit te Zi ku shqiptaret perbejne nje faktor relevant.
Perditesimi E shtune 18 Shtator 2010 1035