E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne dhjetor demontojme 20 mije ton

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi dje se deri ne fund te ketij viti do te demontohen rreth 20 mije ton municione. Deri ne fund te vitit mendojme se do te asgjesojme me demolim me shitje me demontim dhe me cfaredo lloj rruge apo mjeti ne menyre qe sasia e municioneve te teperta te asgjesuara te arrije deri ne 20 mije ton cka do te thote tre here me shume sesa ne vitin 2009 u shpreh Imami. Kete deklarate ai e beri ne ceremonine e certifikimit te personelit te Forcave te Armatosura per Asgjesimin e Municioneve dhe Eksplozivave AME trajnuar nga ekipi amerikan. Gjate aktivitetit zv. ambasadorja amerikane Debora Jones u shpreh Ky trajnim i nivelit te pare te eksperteve te EOD-se eshte vetem fillimi i nje plani trajnues 5-vjecar i Shteteve te Bashkuara per ushtrine shqiptare projekt i cili do te rrise kapacitetet e FA Shqiptare per te ndermarre operacione te perbashketa me forcat e koalicionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›