Ligji i pronave ne Kushtetuese

Numri dy i Partise Socialiste dhe kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci akuzoi maxhorancen per shkelje te Kushtetutes me votimin dyfishte per dekretin e Presidentit. Sipas tij eshte shkelur Kushtetuta dhe dekreti eshte ne fuqi prandaj nuk mund te cilesohet si i rrezuar.
Reagimi i Rucit u shoqerua me nje reagim nga Administrata e Kuvendit e me pas ne oret e vona te pasdites Qendra e Publikimeve Zyrtare njoftoi se rrezimi i dekretit te Presidentit Topi eshte botuar ne Fletoren Zyrtare. Vetem 1 dite larg votimit ne Kuvend rrezimi i dekretit Topi u dergua me urgjence per botim ne Fletoren Zyrtare pa dhene ndonje shpjegim ne lidhje me kete procedure te pershpejtuar per dekretin. Ne kete menyre pavaresisht debateve mes maxhorances dhe opozites rrezimi i dekretit ka hyre ne fuqi.
Nga ana tjeter Ruci paralajmeroi se Grupin Parlamentar i PS-se do ta coje kete ceshtje ne Gjykaten Kushtetuese. Sigurisht ne si opozite edhe pa ndodhur kjo qe sigurisht eshte nje plus si per permbajtjen e ligjit dhe mosmarrjen ne konsiderate te atyre qe kerkonte Presidenti ashtu edhe per formen e miratimit te ketij ligji do ta cojme menjehere per ankimim ne Gjykaten Kushtetuese deklaroi Ruci.
Por menjehere pas kesaj deklarate reagoi Kuvendi i Shqiperise ku Sherbimi i Seancave plenare shpjegoi se votimi ishte bere konform rregullores se Kuvendit dhe Kushtetutes. Por ne kete njoftim te Kuvendit u theksua se votimi u perserit si rezultat i nje kerkese por nuk specifikoi se kush e beri nje kerkese te tille. Gjate procedures se votimit te dekretit nr. 6664 date 13.8. 2010 Per kthimin per rishqyrtim te ligjit nr. 10308 date 22.7.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar me kerkese eshte pezulluar votimi dhe eshte ribere ai si pike e fundit e rendit te dites. Dekreti i Presidentit eshte rrezuar me shumicen e nevojshme te kerkuar nga neni 85 paragrafi 2 i Kushtetutes thuhet ne njoftimin e Kuvendit. Nga ana tjeter eshte shoqata e ish-pronareve Pronesi me Drejtesi qe deklaroi se kete ligj do e coje ne Gjykaten Kushtetuese. Sipas njerit prej ketyre drejtuesve Myrshit Vorpsit ligji eshte antikushtetues dhe shkel te drejten e prones.
Interpretimet
Opozita dhe administrata e Kuvendit interpretuan ndryshe Rregulloren ndonese iu referuan te njejtave nene. Kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Ruci tha se E pare ne tre plane mund ta perkufizoja me tri fjali atentat ndaj Kushtetutes se vendit atentat ndaj parlamentarizmit ne kete vend dhe atentat ndaj votes se lire te te zgjedhurve te nje vendi. Sipas tij rregullorja e Kuvendit eshte shkelur ne nenin 57 pika 4 qe sipas Rucit me fillimin e votimit nuk lejohen te behen diskutime dhe as ti jepet fjala ndokujt deri ne shpalljen e rezultatit te votimit. Votimi vazhdon pika 4 nuk nderpritet per asnje arsye. Por administrata e Kuvendit dha nje shpjegim tjeter ndonese iu referua neneve te njejte. Procedura e votimit eshte zhvilluar konform Rregullores ne menyre specifike neneve 56 57 58 dhe 61 te saj thuhet ne reagimin e Kuvendit.
Rregullorja e Kuvendit
Neni 56
Verifikimi i kuorumit
Pika 3. Kur mungon numri i kerkuar i deputeteve per marrjen e vendimit drejtuesi i seances shtyn seancen per 60 minuta dhe ne rast se edhe pas kesaj kohe nuk arrihet numri i kerkuar e anulon ate. Ne rast anulimi drejtuesi i seances plenare percakton diten e neserme me kusht qe ajo te mos jete dite pushimi si dite ne te cilen Kuvendi do te mblidhet me te njejtin rend dite duke deklaruar njekohesisht edhe oren e votimit per ate rend dite.
Neni 57
Votimi
1. Votimi eshte vetjak.
2. E drejta e votes nuk delegohet.
3. Votimi behet i hapur ose i fshehte.
4. Me fillimin e votimit nuk lejohet te behen me diskutime dhe as i jepet fjala ndokujt deri ne shpalljen e rezultatit te votimit. Votimi nuk nderpritet per asnje arsye.
Neni 61
Perseritja dhe shpallja e rezultatit te votimit
1. do votim i kryer ne kundershtim me Kushtetuten ligjin ose Rregulloren e Kuvendit eshte i pavlefshem. Drejtuesi i seances pasi merr mendimin e Sekretariatit per Procedurat dhe Votimet urdheron anulimin e votimit dhe perseritjen menjehere te tij.
2. Rezultati i votimit ne seancen plenare shpallet nga drejtuesi i saj duke perdorur togfjaleshin Miratohet nga Kuvendi ose Nuk miratohet nga Kuvendi.