E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, Neças: Shans për BE, duam mbështetje

TIRANË- Presidenti, Bamir Topi ka marrë garancinë e kryeministrit cek, për mbëshetjen që cekia do të vazhdojë ti bëjë Shqipërinë në kuadër të integrimit në BE.

Gjatë takimit të sotëm mes tyre, Topi ka deklaruar se marrja e statusit është e mundur gjatë vitit 2012, nëse shënohet progres drejt plotësimit të rekomandimeve dhe nëse arrihet mbështetja e vendeve anëtare.

Sipas Topit, ekzistojnë mundësitë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti, duke arritur rezultate konkrete e progres në të gjitha prioritetet kyçe dhe veçanërisht duke përmbyllur në kohë punën mbi reformën elektorale, rregulloren e parlamentit dhe pavarësinë e organeve të drejtësisë.

Nga ana e tij, kryeministri i Republikës çeke, Petër Neças, vlerësoi lart rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti jo vetëm në Ballkan, por edhe gjatë kontributit në kuadër të misioneve paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan.

Ai vuri në dukje gjithashtu se Çekia do të vazhdojë të kontribuojë në drejtim të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në këtë kuadër, do të japë të gjithë mbështetjen dhe përvojën nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu siç e ka mbështetur vendin tonë edhe në integrimin në NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›