Berisha i përgjigjet Ramës për humbjen e shumicës: Furtunë në një gotë uji

Edi Rama - Sali Berisha
Kreu i qeverisë në përfundim të konferencës së përbashkët me kryeministrin e Çekisë Petr Neas ka bërë komentuar për herë të parë atë që ndodhi në seancën e fundit parlametnare ku u votua propozimi për anëtar të KLD-së.
Berisha e cilësoi atë taktikë të opozitës pasi sipas tij e gjitha ajo mund të përmblidhjet në tërheqje të minustës së fundit së kandidatit të saj, që ishte Ardian Visha.
Kryeministri theksoi se ajo nuk ishte asgjë veçse furtunë në një gotë uji.
Në këtë mënyrë ai iu kundërpërgjigj tërthorazi kreut të opozitës Edi Rama, i cili në përfundim të seancës parlamentare tha se Berisha ka humbur shumicën.
Sa i përket zhvillimeve në parlament, unë i konsideroj ato nga më normalet. Për një post u paraqitën 2 kandidatura. Unë nuk kam gjë tjetër veçse respekt për opozitën që paraqiti kandidaturën e vet. Natyrisht, opozita ka të drejtën e taktikimeve të veta politike. Në parlament kërkoi që të mos viheshin firma në fletë votimi se kishte frikë se mos viheshin shenja apo bishta. Për të shmangur çdo obsesion ndaj shenjave e bishtave, iu referuam butonit, me votim të fshehtë. Opozita taktikoi dhe mori vendimin e vet, në këtë rast, gjë e cila është krejt normale. Tërheqja nga kandidatura jote mund të bëhet në çdo kohë, në çdo formë, ndaj dhe e gjithë ajo situatë ishte një furtunë në një gotë uji, u shpreh kryeministri Berisha.
Në seancën e fundit, me 12 prill, maxhoranca miratoi kandidaturën e Elvis Cefës për anëtar të KLD-së me 71 vota pro. Tre deputetë të LSI-së nuk morën pjesë në votim ndërsa në favor të Cefës votoi edhe ish-deputeti i grupit të PS-së Kastriot Islami. /F.Stafa/