Tregtarë kokaine, arrestohet familja shqiptare
RIMINI- Një familje e tërë shqiptare, tregtarësh kokaine është arrestuar të shtunën në mbrëmje nga antidroga e Riminit në Itali. Operacioni blitz ka vënë në pranga të zotin e shtëpisë, Fatmir Murati, 54 vjeç, gruan e tij, Fatmirën, 50 vjeç, dhe tre fëmijët, Samed, 24 vjeç, Hydajet, 28 vjeç dhe Bilali, 21 vjeç.
Në shtëpinë e tyre është gjetur drogë, ndër të tjera 40 gram e përgatitur në doza, ndërsa po në shtëpinë e tyre u gjet rreth 560 gram kokainë e pastër, me vlerë 50.000 euro. Kokaina u gjet e fshehur në lavatriçen e shtëpisë.
Fatmir Murati kishte mbërritur në Itali në vitin 1999, duke sjellë më pas me vete edhe familjen, pasi kishte gjetur me qera një banesë të mirë në Misano. Nga hetimet e bërë nga policia italiane, mendohet se Murati kishte lidhje të forta me tregtarët e kokainës në Shqipëri.