E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do dëmshpërblehen të gjithë banorët e përmbytur

11-06-2013 / Gazeta 55

Bashkëbisedim i kryeministrit Berisha me qytetarë të Velipojës

Turizmi, përparësi madhore e qeverisë - do investojnë kompanitë më serioze të botës
Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka premtuar para banorëve të Velipojës se ata që u prekën nga përmbytjet do të dëmshpërblehen të gjithë, ndërkohë që ka sqaruar se vonesa ka ardhur për shkak të vështirësive në të cilat gjendej KESH-i. Duke iu përgjigjur interesit të një ish të persekutuari për ligjin e lustracionit dhe dëmshpërblimet Berisha garantoi se edhe ato do të merren deri në një. Përshëndetje z. kryeministër. Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve është duke u bërë por neve na duket i ngadaltë, si do të jetë zgjidhja? Përse nuk u dekretua ligji i lustracionit, sepse të gjithë ata njerëz që na persekutuan sot ndoshta janë në qeveri edhe pranë teje? Përse nuk i hiqen dekoratat Enver Hoxhës, që e çoi vendin në këtë gjendje? Të falënderoj për pyetjet. Ke absolutisht të drejtë, që dëmshpërblimi mund dhe duhet të jetë më i shpejtë dhe do të bëjmë gjithçka për ta shpejtuar. Por ka dy gjëra dhe unë kërkoj mirëkuptim. Çfarë ka ndodhur në këtë ligj? Ky ligj ka ardhur duke u plotësuar vazhdimisht. Edhe tani janë 8 mijë emra të rinj, të cilët duhet të futen në proces dhe është shumë e drejtë  të futen, pritet të mblidhet parlamenti për të amenduar ligjin dhe për t’i futur ata. Megjithëkëtë unë besoj se puna e bërë deri më tani dhe përfshirja e këtyre 8 mijëve krijon baza ligjore më të plota për shpejtimin më të madh të këtij procesi. Sëbashku me të përndjekurit politik, unë kam bërë shumë takime para vitit 2005 dhe në vitin 2005 dhe unë kam plotësuar pikë për pikë kërkesën e tyre dhe e kam quajtur të drejtë. Në çfarë kuptimi. Vendet e tjera kanë përdorur praktika krejt të tjera. Disa prej këtyre vendeve ju kanë lidhur një pension të mirë dhe kaq. Të tjera ju kanë bërë një dëmshpërblim simbolik , ne kemi vendosur dëmshpërblim të plotë dhe kështu duhet. Kjo kërkon vetëm një gjë. Durimin e atyre që dëmshpërblehen, sepse natyrisht është e pamundur pavarësisht dëshirës, që kjo të bëhet në mënyrë më të shpejtë. Por, ligji përcakton ‘17 si afat dhe unë të premtoj se do të bëj gjithçka për ti qëndruar atij afati.
Ligji i lustracionit. Ne jemi i vetmi vend ish komunist, që bëmë jo vetëm ligjin e lustracionit, por ne bëmë ligjin e gjenocidit për dënimin e krimeve kundër njerëzimit të sistemit komunist dhe ai ligj është në fuqi. Ai ligj krijoi shumë zhurmë në Europë, por e kam mbrojtur me të drejtë. Me fakte se në Shqipëri ishte kryer gjenocid dhe nëqoftëse ishte kryer gjenocid, nuk ka pse të mos e quanim gjenocid, sepse më kërkonin llogari pse e quajte gjenocid. E quajta, sepse ishte dhe jepja fakte e dosje. Ligji është në fuqi. U dënuan me atë ligj 73 ish-anëtarë të  nomenklaturës, por problemi është se me cilën drejtësi u dënuan. U dënuan me drejtësinë e asaj kohe, po të më pyesësh sot, cila do të kishte qene rruga? Rruga nuk do të kishte qene jo ajo që zgjodhëm ne. Rruga do të kishte qenë drejtësia ndërkombëtare, që këta t’i merrje e t’i çoje në Hagë me dosje, sepse krim kundër njerëzimit ishte ai, të firmosësh ti ekzekutimin e 27 intelektualëve pasi ishin ekzekutuar pa gjyq. Gjenocid kulturor ishte të marrësh dhe të rrafshosh Kisha e Xhami. Apo të zvarrisësh në ’90 njerëz në qytete si në Shkodër, Sarandë e qytete të tjera. Këto janë krime kundër njerëzimit, ka konventa për këtë dhe jo se e them unë. Më vonë filloi gjykata ndërkombëtare. Por a do të pranonte e majta evropiane, që këto raste të shkonin në Gjykatën ndërkombëtare? Kurrë jo. Nuk do të pranonin.  Erdhëm në pushtet në 2005, e kthyem prapë ligjin, u ngritën fuqishëm kundër nesh, pesë gjykatës që i kishin dosjet deri në tavan, me gjykimi kundër qytetarëve për bindje politike dhe e rrezuan ligjin. Ishte Gjykata Kushtetuese. Nuk është se ne nuk bëmë përpjekje, ne bëmë përpjekjet më të jashtëzakonshme, por problemi është se në këtë sistem , ajo që quhet ndarje dhe balancë e pushteteve ka efektet e veta. E bllokoi sistemi i drejtësisë, shkoi dhe mori një mendim në Komisionin e Venecias dhe ato i dhanë të drejte gjykatës.  Ne e bëmë ligjin për së dyti dhe e bëmë shumë të mirë, por na e rrëzoi gjykata. Z.Kryeministër, vij nga emigracioni, dhe dëgjova me vëmendjen përgjigjen për ish të përndjekurit. Por të shohësh në politikë Gramoz Ruçin, që ka vrarë kjo është e rëndë. Nuk them ta vrasim se ne jemi burra dhe dimë të falim, por të dënohet... E vërteta është se nuk ishte e suksesshme përpjekja jonë, që ne bëmë dhe jo vetëm që nuk gjeti mbështetje, por gjeti kundërshti, nga Komisioni i Venecias gjeti edhe nga Gjykata Ndërkombëtare. Ligji është në fuqi, por problemi është se me çfarë kam parë unë këto vite, përgjigja më e mirë do të ishte Gjykata Ndërkombëtare, sepse Gjykata Ndërkombëtare do të jepte vendime të besueshme të pa qortueshme. Gjykatat e vendit dështuan, ne i provuam dhe kjo është e vërtetë.
Përshëndetje. Ne kemi shqetësim legalizimet, të cilat nuk janë kryer akoma në zonën e Velipojës, akoma nuk kemi një dokument apo tapi për ta pasur në xhep? Për infrastrukturën ka filluar, por duam që ne të punojmë 12 muaj e vitit dhe jo vetëm dy muaj. Problem është uji i pijshme, i cili ka ardhur në Velipojë, por për mungesë infrastrukture nuk ka shkuar në çdo objekt dhe nuk është kryer puna plotësisht. Po kështu edhe me dritat kemi pasur problem, e cila vjen pas rritjes së ngarkesës. Pasi turisti kërkon kushtet?Të falenderoj për çështjet që ngrite. Lidhur me legalizimet. Edhe këtu ne po i decentralizojmë, d.m.th ne do ti sjellim drejtoritë e legalizimeve pranë pushteti vendor. E bëmë në Tiranë dhe po shpejtohet, do ta bëjmë në të gjithë Shqipërinë dhe kjo në mënyrë absolute do ta përshpejtoje në mënyrë të jashtëzakonshme procesin. Përsa i përket ujit. Ne kemi investuar në ujë dhe kanalizime 9 milion euro në Velipojë, do të vazhdojmë investimin, derisa Velipoja në çdo skaj të saj në të gjitha zonat të ketë ujë 24 orë dhe ujësjellësin e kemi ndërtuar. Sikundër po ndërtojmë impiantin për ujërat e zeza, faza e parë ka përfunduar dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e tij. Për dritat. Tani Velipoja është me 35 kv, pra është përmirësuar cilësia dhe do të ketë krejtësisht furnizim tjetër. Por sepse u bë tani? Siç e di CEZ falimentoi dhe nuk bënë investime. Administrimi i ri nisi menjëherë rimëkëmbjen e sipërmarrjes dhe përparësinë më absolute përcaktoi vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Dhe ne Velipoje do të mbarojë, sepse një qytetar i Velipojës me sms mu ankua sesa orë rrinit pa drita dhe unë kërkova shpjegime dhe shpjegimet qenë këto se është jetike për ta për sezonin turistik. Ju vërtet keni tani turistë, por do të keni shumëfishin në korrik dhe në gusht dhe duhet të kesh kushte më të mira. Do të bëjmë përgjysmimin e taksave të hotelerisë dhe në tërësi të industrisë turistike, në mënyrë që ju të zgjeroni kapacitete pritëse.
Zoti kryeministër, ju falënderoj nga zemra në emër të zonës, në emër të popullit të veriut për punën e madhe që keni bërë. Për mua jeni i palodhur dhe jemi shumë mirënjohës që keni ardhur të bashkëbisedoni me ne. Unë jam nga Thethi. Ne kemi një problem argjinaturën e Bunës sepse përmbyt gjithë Velipojën, ajo përmbyt gjithë Shkodrën. Gjithashtu ju keni sjellë ujin, dritat në fshat dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës. Çfarë do të bëhet për urbanizimin e zonës dhe të kanalizimeve? Unë të falënderoj dhe të garantoj se ne do të vazhdojmë investimin. Kemi investuar 250 milion lekë argjinatura dhe do të investojmë aq sa duhet. Në qoftë se tre vjet më parë nuk kishte njohuri, kishte sepse ne kemi specialistë shumë të mirë, por nga përmbytjet ju garantoj se kemi marrë ekipet më të mira të kësaj toke, kemi marrë ekipin më të mirë të Holandës, vendin më të mirë në botë për ujërat. Qeveria holandeze na i dërgoi ata. Kemi marrë ekspertin më të mirë të Britanisë së madh ,me grupin e tij , për ujërat dhe digat. Kemi marrë grupin më të fuqishëm italian dhe ajo që mund tu them është se i kanë marrë, studiuar të gjitha format dhe tani kemi një ide shumë të qartë se ku duhet të ndërhymë dhe ku nuk ja vlen të ndërhyet. Kështu, ishte shumë  e rrahur ideja që të thellonim derdhjen e Bunës, për të cilën na thanë se ishte e kotë një ndërhyrje e tillë, pasi ajo do të mbushej sërisht. Por dhanë mendime të tjera shumë të vyera dhe ne do të ecim në drejtim të tyre. Ne do të bëjmë argjinaturën që ka mbetur pa bërë dhe të tjera në vazhdim ne do të thellojmë drenimin dhe do të bëjmë gjithçka për të kufizuar maksimalisht dëmin që mund të sjellë përmbytja dhe për ta parandaluara atë. Për këtë ju garantoj se kemi investuar dhe do të investojmë. Pra koncepti ynë për infrastrukturë fshat qytet nuk kemi asnjë dallim. Ne do të ndërtojmë rrugë, kanalizime, ujësjellës, si në fshat dhe në qytet. Ne inauguruam një shkollë në Bushat identike me atë që është ndërtuar në Shkodër, me atë që është ndërtuar në Tiranë. Ne nuk do të bëjmë dallim. Ne banorëve do tu ofrojmë të njëjtat shërbime, ndaj dhe këtë do e bëjmë patjetër për fshatrat. Do të ndërtojmë impiantin e ujërave të zeza. Do të shohim që ai impiant të mbledhë të gjithë ujerat e zeza të Shkodrës, të Velipojës po e po, por edhe të fshatrave të tjera në mënyrë që të ecim sa më mirë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›