Arvizu apel votuesve nga Kukësi: Merrni pjesë në zgjedhje dhe votoni alternativën më të mirë
11-06-2013 / Gazeta 55
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 23 qershor të gjthë të shkojnë në qendrat e votimit dhe të japin verdiktin e tyre, përmes votës dhe të zgjedhin më të mirët për qeverinë e re që do krijohet pas zgjedhjeve. Gjatë një vizite në Kukës, ku ka zhvilluar takime me drejtues vendorë atje, ambasadori amerikan Arvizu ka takuar edhe një grup studentësh të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai i ka inkurajuar ata që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të besojnë tek e tashmja dhe e ardhmja.
...