E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq duket në mëngjes?Nga Ervin QafmollaNëse moti i mirë duket që në mëngjes, a vlen i njëjti parim edhe për motin e keq? Dhe mbi të gjitha, a gjen zbatim ky proverb edhe kur bëhet fjalë për ekonominë? Shumëkush shpreson që jo. Ndoshta për hir

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Moti i keq duket në mëngjes?Nga Ervin QafmollaNëse moti i mirë duket që në mëngjes, a vlen i njëjti parim edhe për motin e keq? Dhe mbi të gjitha, a gjen zbatim ky proverb edhe kur bëhet fjalë për ekonominë? Shumëkush shpreson që jo. Ndoshta për hir të besëtytnisë, por më së shumti, si pasojë e zhvillimeve të fund-vitit 2009 dhe të fillimit të 2010-ës në ekonominë shqiptare, barometrat e biznesit po parashikojnë horizonte të zymta për këtë vit. Dhe nuk është thjesht paranojë, por vlerësim i disa faktorëve. Si për fillim, është historia e vjetër e rënies së importeve, e cila dëshmon mungesën e aftësisë blerëse, si dhe të mungesës së përgjithshme të financave në dispozicion për t’u përdorur në një ekonomi. Ky faktor u paraqit veçanërisht shqetësues në dhjetor të vitit që shkoi, kur importet u llogaritën 10% më pak se i njëjti muaj i vitit 2008. Për më tepër, vetë muaji dhjetor i vitit 2008, shënoi në vetvete efektet e para të krizës, të cilat u pasqyruan në vëllimin tregtar. Pra, një situatë më e keqe se një situatë që në vetvete paraqitet e keqe.
Gjithashtu, falimenti i disa bizneseve në disa sektorë dhe rënia e deklaruar e xhiros së ë mbijetuarve flet për një situatë jo optimiste. Ndërkaq, disa biznese kanë detektuar nga regjistri tregtar si pasojë e uljes së pragut të TVSH-së nga 800 mijë lekë në vetëm 500 mijë. Por, dhe ky ndryshim i ligjit të TVSH-së – i cli është ndryshuar plot 28 herë brenda 2009-ës – paraqet një tentativë gjysmë të dëshpëruar të qeverisë për të përmirësuar sadopak mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Ky i fundit është një dramë në vetvete. Pas disa rivlerësimeve të mbledhjes së të ardhurave në arkën e shtetit, qeveria e rriti deficitin buxhetor të vitit 2009 me 7% në muajin dhjetor. Gjithashtu, pas dështimeve spektakolare në mbledhjen e të ardhurave të vitit të shkuar që kulmuan në muajin nëntor, Ministria e Financave nuk po publikon bilancin e buxhetit të muajit dhjetor 2009. Tradicionalisht, ky informacion vihej në dispozicion të publikut që më 20 janar të vitit pasardhës, por këtë fillim-viti gjërat duket se kanë ndryshuar.

Më shumë borxhe për borxhliun?

Ndërsa, gjatë vitit të shkuar u zbulua se rrogat në sektorin publik ishin rritur disi dhe ato në sektorin privat kishin shënuar ulje, tashmë në janar 2010, pensionistët nuk kanë marrë kompensimin e faturave të energjisë elektrike që nga muaji nëntor i 2009-ës. Ndërkaq, çmimet e energjisë elektrike janë rritur dhe qeveria ende nuk nisur të disbursojë 2 miliard lekët e parashikuara për kompensimin e faturave për shtresat në nevojë. Qeveria në fakt, nuk e ka “çelur” ende buxhetin e këtij viti, ndaj asnjë procedurë për investimet e parashikuara nuk ka nisur. Lidhur me buxhetin e këtij viti guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi këtë javë se mirëpret rishikimin në ulje të buxhetit të shtetit të vitit 2010, pasi një hap i tillë sjell stabilizim të parametrave makroekonomikë. “Unë e përshëndes një veprim të tillë”, theksoi ai. Ndërkaq, guvernatori foli për të disatën herë mbi nevojën e uljes së borxhit publik që aktualisht, orbitën rreth kufijve të nivelit 60% të PBB-së. Ky nivel shënon momentin e ndezjes së dritës së kuqe për huamarrjen e një vendi si Shqipëria. “Rritja e shpejtë e shpenzimeve dhe deficitit buxhetor gjatë vitit 2009 ka rritur më tej nivelin e borxhit publik, i cili vlerësohet rreth nivelit 58 për qind të PBB-së në fund të muajit nëntor. Banka e Shqipërisë gjykon se orientimi i politikave të ardhshme buxhetore drejt konsolidimit fiskal, me qëllim reduktimin e borxhit publik, përbën tashmë një parakusht për stabilitetin makroekonomik në vend”, tha Fullani. Lidhur me çështjen e borxhit, qeveria sakaq ka shprehur vullnetin e saj për të marrë më shumë hua, kryesisht për projekte infrastrukturore, siç është ai i mbikalimit të Durrësit, për të cilin synohet një shifër mbi 20 milionë euro. Por, me kalimin e kufirit virtual dhe situatën e pakëndshme ekonomike ekzistuese, qeveria duhet të kalojë disa filtra, para se të përmbushë aventurën e saj për të marrë borxhe të tjera. Në fakt, në muajin mars, pritet që Moody’s Investors Service – kompani që vlerëson dhe rendit qeveritë mbi aftësinë për të shlyer kredi sipas një shkalle standarde – pritet të japë vlerësimin e saj mbi aftësitë e qeverisë shqiptare. Në pak fjalë, mund të thuhet se do të vlerësojë performancën e ekonomike të vitit 2009 për të nxjerrë konkluzionet përkatëse. Dhe 2009-a nuk ishte një vit veçanërisht i mirë.

Barometri financiar parashikon shtrëngatë

Duke zhvilluar më tej lëmin e proverbave ekonomikë, ekziston një i tillë domethënës lidhur me reflektimin e shëndetit të ekonomisë së një vendi nga sektori financiar: “Bursa mat temperaturën e ekonomisë”. Shqipëria nuk ka bursë, por gjëja më e ngjashme me të është tregu valutor në vend. Si po performon ky i fundit? Aktualisht, një euro kushton diçka më shumë se 138 lekë, çka reflekton në fakt një prirje të kohëve të fundit. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Muaj më parë, kursi i këmbimit luhatej në vlerën e një euroje kundrejt diçka rreth 124 lekëve, deri kur një të mërkurë, kursit i këmbimit lek/euro në nivelin 142, duke shkaktuar një valë befasimi në radhët jo vetëm të publikut, por dhe të ekspertëve.
E gjitha ndodhi brenda një dite të vetme, kur kursi euro/lek pësoi të paktën tre kërcime të mëdha të regjistruara, deri në mbylljen maksimale mbi 140 lek. Disa syresh nxituan dhe thanë se kjo goditje ishte në fakt fillimi i një tatëpjete të parashikuar të lekut. Disa fajësuan deklaratat e Kryeministrit për adaptimin e euros si valutë të vendit dhe asgjësimin e mundshëm të lekut. Madje disa ekspertë të opozitës që nuk ishin ftuar në televizione atë mbrëmje, parashikuan në konfidencialitet se në nëntor të 2009-ës, një euro mund të vlerësohej në 160 lekë duke qenë se zhvlerësimi ishte i pandalshëm.
Siç ndodh rëndom me parashikime të tilla, shpjegimi argumentues mungon dhe zakonisht dalin të rreme. Vetë qeveria rendi të akuzojë “se segmente të caktuara të opozitës kishin destabilizuar tregun”. Ishte Banka e Shqipërisë ajo që tha se bëhej fjalë për një “kolpo”, por nuk rezultoi tamam ashtu. Sot, kursi i këmbimit ka regjistruar vetëm një përmirësim të lehtë ndaj kërcimit në fjalë.
Ndërsa, sektori bankar shqiptar po përballet me vështirësi të tjera. Një fakt shqetësues është se depozitat bankare nuk po vazhdojnë prirjen historike të rritjes, ndërsa kreditimi vazhdon të jetë problem edhe në fillim të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, ritmet e kreditimit kanë vazhduar të ulen edhe më shumë gjatë gjashtë mujorit të dytë të 2009-s duke sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike të vendit. Për sa i përket sektorit privat, vetëm gjatë muajit nëntor, rritja e portofolit të kredisë pësoi një ngadalësim me 10 për qind. “Ndryshe nga gjashtë muajt e parë të vitit 2009, ku frenimi i rritjes së kredisë ishte më shumë i ndikuar nga shtrëngimi i ofertës, në pjesën e dytë të vitit është rënia e kërkesës për kredi ajo që po dikton ecurinë e kredisë”, deklaroi guvernatori Fullani, para pak ditësh. Në këtë situatë ka ndikuar ngadalësimi i aktivitetit ekonomik dhe pasiguria për të ardhmen që kanë detyruar bizneset që edhe ato pak investime që kishin parashikuar për këtë periudhë t’i shtyjnë për një kohë tjetër duke ndikuar edhe më tej në uljen e kërkesës për kredi.

Kriza vonon por nuk harron

Kur në fillim të vitit 2009 u zgjerua diskutimi publik mbi efektet e krizës ndërkombëtare në ekonominë shqiptare, një nga justifikimet që gjetën institucionet publike për të qetësuar shqiptarët, i referohej “faktit” se “krizat e mëdha nuk i prekin vendet e vogla” dhe që për më tepër kanë tregje financiare të pazhvilluara. E vërtetë? Në fakt, sot ka dalë një tjetër teori që ndonëse mbetet sërish teori, ngjan disi më e besueshme; të paktën nëse i referohemi kokëfortësisë së shifrave të ekonomisë: “Kriza vonon por nuk harron”. Gjithashtu, varianti ilustrues dhe anekdotik pas teorisë fillestare të qeverisë - e cila më vonë, gjatë 6-mujorit të dytë të vitit të shkuar pranoi problemet e shkaktuara nga kriza – është se pasi kriza ekonomike botërore e kërkoi me ngulm Shqipërinë, më në fund e gjeti të fshehur në një qoshk të Ballkanit Perëndimor. Me vonesë, por e gjeti. Përtej, humorit të zi, ekziston një e vërtetë e hidhur. Nëse viti 2009 u cilësua si “vit i zi” për ekonominë botërore, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për situatën ekonomike në Shqipëri për të njëjtin vit. “Efektet e importuara të krizës në ekonominë e vendit”, nëse citohet guvernatori i BSH, shfaqën maksimumin e tyre në fund të vitit 2009, duke krijuar një zbrazëti në dinamikën e zhvillimeve ekonomike gjatë javëve të para të vitit 2010. Në fakt, muaji janar nuk ka shënuar pothuaj asnjë ngjarje apo zhvillim që mbahet mend, me përjashtim të përmbytjes së madhe. Në këtë pikë, frika për ekonominë shqiptare në vitin 2010, jo vetëm që nuk është e tepërt, por madje e nevojshme. Sepse, nëse vendi ynë e importoi krizën botërore ngadalë dhe disi me vonesë edhe tejkalimi i saj dhe rruga për te rimëkëmbja mund të jetë po kaq e avashtë. Dhe ky është vetëm muaji i parë i një viti të gjatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›