E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, asnjë plan për daljen nga kriza ekonomike Nga Faktori PlusQeveria shqiptare po merr paralajmërime të përsëritura nga institucionet financiare dhe opozita politike në vend rreth mënyrës se si ka planifikuar buxhetin e vitit 2010 dhe mënyrën s

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qeveria, asnjë plan për daljen nga kriza ekonomike Nga Faktori PlusQeveria shqiptare po merr paralajmërime të përsëritura nga institucionet financiare dhe opozita politike në vend rreth mënyrës se si ka planifikuar buxhetin e vitit 2010 dhe mënyrën se si ka menaxhuar dështimin e buxhetit të vitit 2009. Thelbi i paralajmërimeve ka të bëjë me faktin se qeveria kishte planifikuar një deficit buxhetor rreth 500 milionë dollarë, në të vërtetë e çoi atë në 900 milionë dollarë, duke e ndryshuar tri herë përmes akteve normative sasinë e të ardhurave në buxhet. Qeverisë iu bënë paralajmërime të ngjashme dhe në fillim të vitit të kaluar por ajo nuk i respektoi ato. Përkundër paralajmërimeve, Berisha u përfshi në një debat paksa qesharak duke pretenduar se rritja ekonomike e Shqipërisë ishte dyshifrore dhe shkonte deri në 15 për qind. Fundi i vitit rezultoi se ai nuk paguante dot rrogat dhe pensionet dhe deficiti shkoi në 900 milionë dollarë.
Ky vit është dhe më i keq, për shkak se vendi është zhytur në borxhe, kriza e vendit fqinj Greqisë po përplaset mbi emigrantët shqiptarë dhe politikat fiskale të qeverisë po shkojnë drejt rrënimit të bizneseve dhe jo drejt gjallërimit ë tyre. Niveli i kreditimit nga bankat ka rënë për shkak të angazhimit të tyre në blerjen e bonove të thesarit që balancon borxhin e brendshëm të qeverisë dhe mban të larta interesat e kredive në treg.
Nga gjithë ky rreth vicioz ku është futur e ardhmja e ekonomisë këtë vit, nuk po shihet asnjë plan për ringritjen ekonomike nga qeveria, ndërkohë që ata që po thërrasin janë opozita dhe Banka Qendrore. Ky është një fenomen i pazakontë për çdo vend të botës. Në çdo vend të botës qeveria kërkon të bëjë reforma ekonomike dhe të shpëtojë vendin nga kriza financiare duke paralajmëruar masa shtrënguese, dhe opozita i kundërshton ato, në Shqipëri ndodh e kundërta. Opozita kërkon reforma ekonomike që vendi t’i ikë spirales së krizës dhe borxheve, dhe qeveria nuk e pranon realitetin ndërkohë që duke e fshehur atë, vepron pa vizion dhe gjendet para faktit të kryer, kur nuk realizon dot buxhetin. Kjo mënyrë e papërgjegjshme e sjelljes ndaj krizës ekonomike, i tejkalon kufijtë e përdorimit politik. Qeveria nuk ka më asnjë rrezik elektoral apo politik të pranojë krizën ekonomike dhe të shpallë një plan të qartë për tejkalimin e saj. Opozita që mund ta sulmonte në këtë rast, është një hap përpara qeverisë në alarmin që po jep për këtë situatë.
Është e pakuptueshme se si Ministri i Financave që ka korrigjuar tri herë buxhetin brenda vitit të thotë që nuk ka krizë financiare. Është e pazakontë që kryeministri, i cili e ka zero rritjen ekonomike të vazhdojë të thotë që jemi vendi i vetëm që kemi rritje ekonomike. Por mbi të gjitha është e pazakontë që në një vend, i cili po zhytet përditë në spiralen e krizës, të ketë kaq shumë guxim sa ka qeveria jonë, e cila nuk e pranon krizën dhe si rrjedhim nuk kemi asnjë plan për t’i ikur pasojave të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›