Berisha Kjo qeveri can malet
Kryeministri Berisha prezantoi sot Kastriot Zeran si kandidat të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetar të Bashkisë së Gramshit.
Në prezantimin e tij, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të financojë çdo projekt të Kastriot Zerajt dhe kryetarëve të komunave të këtij rrethi për të sjellë në Gramsh ndryshimin më të madh, zhvillimin më të fuqishëm në tërë ekzistencën e këtij qyteti dhe këtij rrethi.
“Jam sot këtu për t’ju premtuar se në 4 vitet që vijnë investimet tona në qytetin dhe rrethin e Gramshit do të rriten me 6 herë”, u shpreh kryeministri Berisha.
Duke shtuar se në katër vitet që shkuan ne kemi investuar në Gramsh, qytetin dhe komunat e tij, 8 herë më shumë se Partia Socialiste në tetë vite të marra së bashku.
“Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 40 kilometra rrugë, 20 shkolla, 16 ambulanca, 6 ujësjellës, 16 qendra shëndetësore, Gramsh, Kodovjat, Kushove, Pishaj, Poroçan, Skënderbegas, Brosnan, Holtas, Çekinë dhe Trumë.
Qeveria ka financuar 390 fermerë dhe mbjelljen e 140 hektarëve me ullinj, vreshta dhe dru të tjerë frutorë. 50 hektarë të tjerë do të financohen gjatë vitit 2011. Numri i bizneseve është rritur në mënyrë të ndjeshme.
Unë ju garantoj dhe jam sot këtu për t’ju premtuar se në 4 vitet që vijnë investimet tona në qytetin dhe rrethin e Gramshit do të rriten me 6 herë, do të ndërtojmë rrugën e re buzë liqenit që lidh Gramshin-Drizën- Shtërmenin- Cërrikun dhe Paprin.
Atyre që ju mashtrojnë dhe ju thonë se rruga do kalojë prapa malit, do t’u thoni se kjo qeveri është qeveria që çan malet dhe nuk i nxjerr qytetarët prapa malit.
Unë kam shumë kënaqësi që brenda dy viteve ju do të mbërrini në Tiranë për një kohë 50 minuta më të shkurtër dhe se Gramshi e Tirana do të kenë një distancë jo më të madhe se rreth 1 orë.
Në qytetin e Gramshit do të modernizojmë dhe pajisim me teknologji moderne spitalin e qytetit. Mjekët i kemi shumë të mirë dhe do t’u krijojmë çdo mundësi që t’ju shërbejnë ju me standardet më të mira. Do të ndërtojmë rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimeve”, shtoi kreu i qeverisë.
Duke përfunduar se përsëri nuk e kemi rrugën bulevard me lule, por e kemi rrugën me suksese të pamohueshme.
Sipas Berishws, rrugën e kemi me arritje historike dhe për këtë ne duhet të mburremi me njëri- tjetrin, duhet të ndihemi krenarë me njëri-tjetrin duhet të ndihemi krenarë me vendin tonë.