E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do krijohen 30 mijë vende të reja pune në distancën midis Tiranës dhe Fushë- Krujës

08-06-2013 / Gazeta 55

Turi elektoral i prezantimit të kandidatëve të PD, mbyllet në Fushë-Krujë

“Me taksën progresive, Edi Rama rrezikon të shkatërrojë dhjetëra mijëra vende pune në të gjithë Shqipërinë”

Turin elektoral të prezantimit të kandidatëve të PD, kryeministri Berisha e mbylli me Fushë Krujën. Kreu i qeverisë tha se me Partinë Demokratike, Shqipëria është në rrugën e zhvillimit, ndërsa premtoi rritjen e pagave dhe pensioneve, rritjen e investimeve në bujqësi, rritjen e punësimit si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. “Kemi merituar plotësisht statusin e vendit kandidat, por paudhësi të brendshme, pasi një i paudhë na e zuri rrugën dhe megjithatë u dorëzua dhe erdhi e votoi tre ligjet, statusin do e marrim brenda këtij viti. Sëbashku Fushë-Kruja, sot ka një infrastrukturë krejt tjetër, ka rrugë krejt të tjera, filloi ndërtimi i bypass-it, përfundoi unaza, janë ndërtuar me dhjetar shkolla. Sot nga Ishmi deri në Sarisalltik, së shpejti në Qafë-Shtamë udhëtoni me rrugë të reja. Por ne që kemi realizuar këto, ne besojmë se kemi detyra shumë më të mëdha për katër vitet që vijnë. Katër vitet që vijnë ne nuk i marrim të lehta, i marrim në mënyrën më serioze. Me këto që kemi bërë, kemi shndërruar Fushë-Krujën në një hyrje moderne veriore të kryeqytetit të Shqipërisë. Katër vitet që vijnë detyrat tona të shtëpisë janë; së pari statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim të plotë. Krijimi i vendeve të punës për qytetarët e Fushë-Krujës, Krujës dhe të gjithë Shqipërisë. Por ne, sëbashku edhe në këtë drejtim me mundin, djersën tuaj, reformat tona, e bëmë të mundur që Shqipëria të ruajë rritje ekonomike. E  gjithë bota e thotë se Shqipëria nuk ra në recension, por pati rritje ekonomike dhe uli papunësinë. Në katër vitet që vijnë ne do të bëjmë gjithçka, që bizneset tona të rriten më shumë. Gjatë këtyre katër viteve, ato në Fushë-Krujë pothuaj u dyfishuan, me heqjen e çdo takse dhe tarife doganore, mbi makineritë dhe çdo gjë tjetër që bizneseve ju duhet për prodhim. Ne jemi të sigurtë, se bizneset do të marrin një zhvillim të fuqishëm. Dy parqe industriale po ndërtohen në distancën midis Tiranës dhe Fushë- Krujës, 30 mijë vende të reja punë hapen në këto dy parqe. Ne do të krijojmë vendet e punës për çdo shqiptarë, në mënyrë që ai të marrë një rrogë më të mirë, të ndërtojë një jetë më të mirë, sepse ne në të katër anët e vendit po ndërtojmë rrugë, po ndërtojmë shkolla, spitale, ujësjellësa, kanalizime. Vetëm në rrugët e vendit ne punësuam katër vitet e shkuara 56 mijë qytetarë shqiptarë”- u shpreh Berisha. Kryeministri komentoi edhe programi fiskal të socialistëve. Sipas Berishës, programi i Ramës rrezikon të shkatërrojë mijëra vende pune. “Alternativa tjetër është ajo e taksës progresive. Ai kundërshton taksën e sheshtë, taksën e të dhjetave, taksa më e ndershme, me të cilën ai që merr 100 paguan dhjetë, ai që merr 1000 paguan 100. Me taksën që propozon ai rrezikon të shkatërrojë dhjetëra mijëra vende pune në të gjithë Shqipërinë”- theksoi kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›