E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rilindja” - mashtrim pa skrupull

08-06-2013 / Nga Dr. Teodor Kareco

Ne kohe fushatash është me se e kuptueshme qe, çdo parti te gjeje slogane qe i afrohen me mire dëshirave te popullit, kërkesave, aspiratave te tij. Është e drejta e çdo partie qe, ne përpjekjet konkurruese ne rruge demokratike te japë alternativa, zgjidhje për te sotmen dhe te ardhmen ne dobi te popullit. Ne ketë proces te domosdoshëm qe kërkon rotacioni politik, domosdo fiton alternativa me e mire, ajo qe sovrani popull i jep me shume vota.
Ne ketë “zallamahi” politike me ka bere përshtypje slogani i Partisë socialiste për “Rilindjen”. Kam vrare dhe stërvrarë mendjen se çdo te thotë ky slogan apo kjo parulle, synimet e afërta dhe te largëta te saj. Por, me kot, nuk gjej asnjë arsye logjike qe te jete afër se vërtetës veç mashtrimit, gënjeshtrës, manipulimit dhe, ne një fare mase qëndrimit cinik e mospërfillës te socialisteve qe kërkojnë me çdo kusht e mjet: pushtet dhe vetëm pushtet. Pyetja e pare me intriguese dhe me shqetësuese për mua është: çfarë do te rilinde, kush do te vdesë dhe kush do te linde? Nëse behet fjale qe do te rilinde komunizmi i “vdekur” ne vitin 1991, kjo është vështire te mendohet. Po çfarë do te rilinde atëherë? Shqipëria ka mbi dy dekada demokraci, qe duan apo nuk duan socialistet e ka çuar vendin përpara, e ka bere Shqipërinë te përpiqet te renditet ne vendet e demokracisë evropiane. Ka pasur, ka dhe do te ketë probleme. Natyra e jone shqiptare na bën qe shume here te zgjedhim rrugët me te vështira, ndoshta jo kurdoherë te drejta, te nderluftojmë me shume se duhet kundër njeri tjetrit, te përballemi, shume here ashpër. Por, te gjitha këto nuk i shërbejnë tjetër veç zhvillimit dhe ecjes përpara.
Sa gjykoj rruga demokratike e zhvillimit te Shqipërisë është e përcaktuar sakte, drejte, është ne një vije lineare me demokracinë evropiane dhe atë amerikane. Problemi është i shkalles se pjekurisë se kësaj demokracie. Pikërisht ky është edhe synimi i shqiptareve, lufta e përpjekjet qe bëjnë për te arritur shkallen e kërkuar te demokracisë, te përparimit dhe, brenda kësaj dhe nëpërmjet saj zhvillimin ekonomiko-shoqëror te vendit, ngritjen e vazhdueshme te mirëqenies.
I parë problemi me këtë kënd gjykimi çfarë kërkohet te rilinde? Duke mospranuar alternativen komuniste qe populli e ka urryer dhe e urren sot me shume, unë nuk shoh ndonjë proces apo dukuri qe duhet te rilinde. Unë shoh vetëm e vetëm gjetjen e rrugëve më të drejta, më efikase dhe më te pranueshme e me më pak dhimbje për popullin shqiptar për te ecur përpara. Është kjo arsyeja qe një here ne 4 vjet populli zgjedh ne rruge paqësore alternativen dhe rrugën më të mire evolucionare. “Rilindja” qe unë e kuptoj si përmbysje te një situate, nënkupton veç rrugës se natyrshme e paqësore edhe rrugën “revolucionare” dhe me përmbysje, “revolucion”. Dhe, kur behet fjale për segmente te trashëguara nga komunizmi, rruga me e pranueshme për ta është “revolucioni”. Natyrisht socialistet nuk dalin kaq hapur për rrugën revolucionare. Ata e provuan një here atë ne vitin 1997 kur morën pushtetin me dhune, por qe, pas disa vitesh e lanë ne rruge demokratike për paaftësi te theksuar drejtimi, për korrupsionin galopant, për gjendjen mizerabël qe përjetonte populli, për urrejtjen e tejskajshme qe u krijua te shqiptaret ndaj komunisteve te shndruar ne mes te ditës ne socialiste. Por, gjithë fryma e debateve, ballafaqimeve, kundërshtive ne shtyp, ne media, ne takime është fryma e luftës klasore te trashëguar, është lufte qe duket sikur behet kundër armikut, jo midis dy apo me shume palëve qe përbehen nga Shqiptare te një gjaku e te një kombi dhe qe synojnë vetëm një qellim: te gjejnë alternativen më të mirë për te çuar me përpara Shqipërinë.
Jo zotërinj apo shokë socialistë! Ne ditët e sotme, pas gjithë atij kalvari vuajtjesh, vrasjesh, përdhunimesh, burgosjesh, internimesh ne luftën civile dhe luftën famëkeqe te klasave i është vene kapaku cilësimit “armik” te një pjese te shqiptareve nga pjesa tjetër. Kur erdhi demokracia me gjithë madhështinë e zemërgjerësisë së saj nuk u hakmor, nuk linçoi apo burgosi ata qe kishin kryer krime. Është një humanizëm i papare ndaj asaj qe historikisht kishte ndodhur. Pse nxisni armiqësinë ne debatet tuaja. Unë nuk shoh ndonjë “rilindje” ne histerizmat, në qëndrimin megaloman dhe arrogant te kreut te socialisteve Rama që me dhunë verbale kërkon pushtet dhe vetëm pushtet, e vetëshpall veten “kryeministër i ardhshëm”. Te njëjtin qëndrim mbajnë pasuesit e tij ne garat zgjedhore, madje edhe disa te quajtur “specialiste” qe me argumente, shifra te falsifikuara argumentojnë se e “bardha është e zezë”, se ata do te përmbysin gjithçka kur te vijnë ne pushtet. Ç’është kjo arrogance, kjo prepotence dhe ky qëndrim tejet armiqësor ndaj atyre qe sollën ndryshime ne kaq vjet, qe bene sa mundën, sa ditën, sa burime kishin ne dispozicion? Nëse populli gjykon se do ketë rotacion politik, pasardhësi bën ndonjë ndryshim, ndërron ndonjë mënyre drejtimi qe duket me e drejte. Por, rilindje nuk ka dhe nuk mund te ketë. Rilindja erdhi bashke me përmbysjen e komunizmit. Tani ka vetëm përsosje te rrugëve demokratike, traseja është e shtruar, ajo nuk mund te devijoje nga projekti qe ka vulën e mbare popullit shqiptar.
Ja si e shpjegon rilindjen Fjalori i Gjuhës Shqipe: “1...Rilindja e militarizmit (e fashizmit); 2. Epoka e lulëzimit te shkencave dhe te arteve ne disa vende te Evropës...3.Lëvizje e gjerë politike, shoqërore e kulturore me karakter kombëtar, demokratik e revolucionar, qe mori hov ne Shqipëri nga gjysma e pare e shekullit XIX e vazhdoi deri ne shpalljen e Pavarësisë dhe qe luftoi me arme dhe me pene për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, për krijimin e shtetit kombëtar te pavarur...”
Çdo njeri me mend e kupton se parulla e socialisteve për rilindje është thjeshte dhe vetëm një mashtrim, një mënyre për te gënjyer e mashtruar njerëzit për te marre pushtetin. Ne ditët e sotme jo vetëm qe nuk mund te shtrohet por as te mendohet ndonjëlloj “rilindje”, veçanërisht e predikuar nga pasardhësit ne linje te drejtpërdrejte te komunisteve. Ashtu sikundër vërtetoi katerciperisht historia e sundimit komunist ne rreth pese dekada dhe, historia e sundimit te komunisteve te ngjyer ne roze ne 8 vjet ne pushtet, ata i sjellin dem, shkatërrim, poshtërim, ulje te nivelit te jetesës te popullit shqiptar.
Shqiptare, mos u mashtroni me parulla te tilla qe, ne thelb janë reaksionare.
Tani te vijmë te një problem tjetër. Historia na ka treguar se si ne Evrope ashtu edhe ne Shqipëri,  kur janë vërtetuar lëvizje te tilla madhore e tepër te fuqishme si “Rilindja”, kane dale ne skene, në udhëheqje njërës te shquar te politikes, te shkencës, te arteve, atdhetare te mëdhenj. Pyes: kush është ne krye te kësaj, ta themi, lëvizje për “rilindje”? Nga sa di unë Edi Rama, një piktor i nivelit te ulet qe u gjet nga Fatos Nano kur verdallosej ne France duke u marre me pune nga me te rëndomtat, duke u shfaqur “nudo” ne plazhet e saj.  Kam shume dyshime, si shumica e shqiptareve si u katapultua ne krye te Partisë Socialiste. Një njeri qe nuk ishte as anëtar i partisë socialiste, ne një dite te bukur u be KRYETAR i saj. Natyrisht këtu nuk ka ndonjë enigme. Forcat qe drejtonin realisht socialistet si Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, duke mos përjashtuar te tjerë, donin një “dore te forte”, ata përzgjodhën Edi Ramen. Pse?  Ai nuk ishte as nga politikanet me te njohur, as ndonjë shkencëtar apo edhe artist i spikatur? Atyre i duhej një njeri, qofte edhe pa bindje, pa nivelin e kërkesave bashkëkohore te drejtimit, qe t’i kundërvihej Sali Berishës jo ne fushën e ideve por duke “bërtitur” sa me shume, duke qenë sa me arrogant, duke dominuar ne mënyre te hekurt partine socialiste, duke bere veprime jashtë logjikes se kohës. E vërteta është se këto instrumentet e fundit Edi Rama i përdori me mjeshtëri. Kur vjen puna për veprimet dhe lëvizjet jo thjeshte arbitrare ne fushën e politikes se socialisteve ai është shquar për “gafat”, veprimet pa mend, politiken mediokre. Për ketë dhe dështimet e rrjedhura ka bere shume here  autokritike përpara socialisteve te nënshtruar e gojëkyçur, atij nuk i ka hyre as një gjemb ne këmbe. Ka krahë te ngrohta.... Ndonjërit qe ka thëne ndonjë mendim ne kundërshtim, i ka gjetur vendin, e ka përjashtuar nga partia, nga udhëheqja, nga listat për deputet.
Pra, një njeri si Rama, dështak, pa perspektive, idhnak, nuk mund te drejtoje lëvizje te mëdha, është krejt i paafte. Ketë konkluzion e kam nxjerre duke ndjekur veprimtarinë e tij qe nga vitet kur është shfaqur ne skenën politike.
Lëvizje te mëdha, kaq me tepër kur cilësohen ne mënyre mashtruese me termin “rilindje”, kërkojnë rreth kryetarit njërës te afte, te devotshëm. Ne rastin konkret është edhe për te “qeshur” por me shume për te “qarre”. Thuajse qe kur komunistet ndruan emrin ne “Parti Socialiste” duke mbajtur shtrënguar anëtarësinë e vjetër, numri dy ka mbetur për mbi dy dekada njëfarë Gramoz Ruçi, pjesëtar i nomenklaturës se larte komuniste, ish-Ministër i Punëve te Brendshme dhe drejtues i famëkeqit Sigurim i Shtetit. Ai ishte ministër edhe kur u vranë me 2 prill 1991 dëshmoret e Shkodrës, ai “hodhi gurin e fshehu dorën”. Ky fakt ka ngjallur dhe vazhdon te ngjalle jo vetëm kërshëri ne masën e shqiptareve, por edhe një lloj frike, ngurrimi, stepje. Sikundër thuhet ai nuk ka ndonjë aftësi te veçante. Ai as nuk duket dhe as  dëgjohet shume ne popull. Megjithatë ai është lëne për mendimin tim si “qen roje” i ideologjisë se përmbysur komuniste qe, nëpërmjet partisë socialiste te realizohen idetë e Ramiz Alisë qe komunistet te ruajnë pushtetin politik dhe veçanerisht atë ekonomik. Ai mesa duket, rruan lidhjet e vjetra me rrjetin e sigurimsave te betuar komuniste, nëpërmjet tyre “mbretëron” edhe ne ditët e sotme. Sido qe te jete ai përfaqëson fytyrën e vjetër te komunisteve te përmbysur. Njërës si ai nuk duhet lejuar qe jo vetëm te drejtojnë por as te shfaqen ne politiken e brishte shqiptare. Me njerëz si Ruci nuk mund te konceptohet asnjë lloj lëvizje përpara, pa le “rilindje”, ata janë te thirrur nga historia qe te përjetesojne ne një mënyre apo ne një tjetër, ne kushtet e reja sundimin e pinjollëve te komunisteve. Ky është fakt: shikoni si janë mbushur radhët e socialisteve nga Gjonet, Bushatet e te tjere sipas shkalleve te nomenklaturës se vjetër.
Pra, një enigme e madhe fshihet pas numrit një te Partisë Socialiste te mare nga rruga dhe te kushtetuar “kryetar” dhe numrit dy, te mistifikuarit Ruci, qe ne prapaskene mban ende gjalle ish komunistet ne pushtet, bën diversione. Nuk dimë ende synimet e afërta dhe te largëta te këtyre drejtuesve misterioze. Një gjë është e qarte  ata për gjykimin tim nuk mund te kenë besimin e popullit. Faktet e fundit qe ne radhët e deputeteve kane përfshire njerëz anonime qe, kane mënjanuar nga skena politike njerëz me integritet te partisë socialiste dhe, shume te tjera si këto tregojnë se diçka përgatitet, diçka luhet ne kurriz te popullit shqiptar. Nuk bëhem merak për Partine Socialiste, unë vazhdimisht e kam stigmatizuar atë si vazhduese, ne kushte te reja te vijës dhe interesave te ish Partisë Komuniste dhe te pasonjësve te saj. Meraku im është se me parulla mashtruese, me gënjeshtra, me premtime boshe, mund te gënjehet një pjese e paformuar politikisht e popullsisë. Gjithmonë mbetet ne fuqi thirrja: vigjilence dhe vetëm vigjilence. Mos lejohen këto legjione te se keqes te vijnë ne pushtet. Boll ka vuajtur populli shqiptar, ai meriton dite me te mira e me premtuese ne demokraci.
      Kuptohet qe për te vene ne jete pretendimet absurde për “rilindje” Rama te projektonte e zbatonte një aleance sa me te gjere, aleance qe sa pompoze u duk ne fillim, kaq edhe erdhi duke u venitur e duke u “shfryre”. Pune e tyre. Po kush mbeti ne aleance. Me bën përshtypje qe ne ekrane, si mbështetës i Rames del një lloj “biçimi” qe e quajnë Spartak Ngjela, qe unë e konsideroj si sharlatan, egoist, ekstremist, shitës flamurësh dhe te tjera cilësime qe i kam shkruar me pare për te. Me njërës si Ngjela, te diskredituar dhe te s’ter etur për një karike, qe shesin nenën e banane, po te ishin gjalle si monstra te komunizmit, nuk mund te shkosh as aty ku “mbreti vete me këmbe”... Ne te gjitha partitë qe ka milituar vetëm ka ngjallur çoroditje, nuk besoj se ka një përkrahje sado minimale, përveç medieve, qe janë shndërruar ne institucione humori e argëtimi per popullin. Është puna e tij, unë nuk do ta pranoja as ne dere, pa le ta ulja ne tryeze dhe te bashkëpunoja me te. Pune për Ramën, vërtet e ka blere lire, por, do t’i kushtoje shtrenjtë.
     Brenda mashtrimit te madh te asaj qe e quajnë “Rilindjes” vijnë  mashtrimet me te mëdha ne atë qe konsiderohet “program”. Nga sa di ne vite Partia Socialiste as nuk ka pasur dhe as nuk ka ndonjë program te mirëqenë, ka copa pohimesh, mashtrimesh e gënjeshtrash. Te marrim atë qe nga kryesocialisti Rama është konsideruar si një zbulim i “madh” te barazvlefshem me zbulimin e Kolombit – taksen progresive. Nga mënyra si u paraqit për muaj e muaj te tere u duk se u zbulua “Amerika”, po behet një përmbysje. Jam i moshuar dhe ne vite nuk kam hasur ne një mashtrim te tille. Një sqarim i vogël. Qysh kur lindi nevoja e taksave, me krijimin e shtetit, me ndonjë përsosje, taksat teknikisht kane qene njëlloj, ndryshonin format e zbatimit ne përputhje me sistemet, nevojat ekonomike e te tjera. Pra taksa ne natyre apo ne para, taksa e sheshte apo progresive, pleksja e mënyrave ne zbatimin e tyre ne përputhje me kërkesat politike për lehtësimin e grupeve te caktuara te popullsisë apo, rendimin e një pjese tjetër te saj, për lehtësimin e grupeve te mallrave apo te shërbimeve, thuajse ne shekuj janë po ato.
      Pra, deri këtu as nuk kemi zbulim, as shpikje dhe as ndonjë rilindje. E kundërta është e vërtetë. Ne Shqipëri janë përdorur thuajse te gjitha format e taksimit, ndonjëherë shume te renduara si ne rreth pese dekadat e komunizmit dhe, here tjetër shume te liberalizuara dhe me ndikim negativ ne ekonomi si ne rastin e qeverisjes 8 vjeçare te socialisteve ne pushtet.
              Por kush do te paguaje atëherë takse progresive? Mbetet popullsia dhe te ardhurat nga bizneset. Popullsia dhe kaq sa paguan, gjykoj se paguan shume. Qeveria aktuale mendon te përjashtoje një kategori nga taksat, te njëjtën bëjnë dhe socialistet. Gjykoj se një pjese e mire e  popullsisë nuk ka kushtet për te paguar takse direkte. Themi takse direkte sepse indirekt gjithë populli shqiptar paguan rreth 20 për qind te taksës se vlerës se shtuar kur blen mallra ne treg, kur kryen shërbime, paguan akcize te larte kur pi një gote bire, një pakete duhan.  Ne fund te fundit taksa mbi te ardhurat e popullsisë nuk zë ndonjë peshe te madhe ne te ardhurat e buxhetit te shtetit, ajo mund te kompensohet me shtimin e te ardhurave ne forma te tjera te taksimit. Pra, për popullin fukara është shume e larte pagesa  për taksat indirekte qe kapin rreth 25-30 për qind te ardhurave. Pikërisht këtu mund te diskutohet, ne përputhje me kushtet, jo për taksen progresive qe ne kushtet e Shqipërisë jo vetëm se nuk është ndonjë zgjidhje, por, vetëm sa e “gërvisht” problemin. Po taksa mbi fitimet e bizneseve? Sa e kam ndjekur problemin ne vite, gjykoj se taksa e sheshte ka qene me e mira për kushtet e Shqipërisë, ka nxitur bizneset e vendit dhe te huaja. Te njëjtin gjykim kam pare edhe ne diskutimet e shume specialisteve qe janë ne radhët e socialisteve. Nga te dy palët janë shprehur bindjet se taksa e sheshte ka qene faktor për hapjen e vendeve te reja te  punës dhe shtimin e te ardhurave te buxhetit nga kjo lloj takse. Pse nuk i dëgjon ushtaret e vet Rama, pse bën me koke te tij, ku është synimi? Apo mos do një instrument ne dore ne endren e tij për pushtet te luftoje kundërshtaret politike? Kujtoj se ka ikur koha kur pararendësit, prindërit, dajallarët e tyre vinin tatime te jashtëzakonshme e progresive për te mbytur dhe likuiduar  kundërshtaret politike, ka ikur koha qe ata qe u quajtën armiq “kulakë” tatoheshin dyfish. Por, edhe ne konceptin ekonomik është sprovuar qe ne kushtet e sotme vetëm nëpërmjet taksës se sheshte mund te ketë impakte pozitive ne ekonominë e Shqipërisë. Taksa e sheshte apo taksa progresive janë dy metoda taksimi qe përdoren rëndom ne bote. Interesat e vendit, te popullit, problemet qe do te duhet te zgjidhen ne momente te përcaktuara, diktojnë përdorimin e kësaj apo asaj metode. Zgjidhjet nuk kane rendësin e përfshirjes ne “programe” si “zbulime” si “çelësa magjike” për te “rilindur” ekonominë!!!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›