E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do mbaj premtimin. M.F: Me 15 korrik rriten pagat dhe pensionet

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha konfirmuar lajmin se premtim i bërë 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare për të rritur pagat dhe pensionet do të realizohet.

Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan: "Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajmë premtimet! Sb” .

Reagimi i kryeministrit vjen pas lajmeve në media, se rritja e pagave e pensioneve, e projektuar të hynte në fuqi në korrik, duket se është lënë mënjanë. Berisha në këtë mënyrë siguron se do mbajë premtimin edhe pse nuk do të jetë më në krye të qeverisë në 4 vitet e ardhshme. 

Ndërkohë, pas deklaratës së kryeministrit Berisha Ministria e Financave vendosi datën 15 korrik si afati për rritjen e pagave dhe pensioneve. Ministria argumenton se një rritje e tillë është parashikuar në ligjin e buxhetit. Efekti që do ketë rritja e pagave dhe pensioneve përllogaritet në 2.5 miliardë lekë.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ministria e Financave: Rritja e pagave e pensioneve, me 15 korrik Berisha premtoi para zgjedhjeve rritje pagash e pensionesh, nuk zbatohet projektdrafti i përgatitur Urdhri i Bodes, fiket 18 ditë info-sistemi financiar i Qeverisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›