E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët festojnë pasdite fitoren e zgjedhjeve dhe rikthimin në pushtet

TIRANË- Partia Socialiste feston pasditen e sotme fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, njëherësh rikthimin në pushtet pas 8 viteve në opozitë.

Kreu i PS-së, për Tiranën, Saimir Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, fton gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në festën e cila do organizohet te Amfiteatri pranë Liqenit Artificial.

“Faleminderit Tirana! Sot në 19.30 te Amfiteatri pranë Liqenit Artificial, festa e madhe e fitores në Tiranë. Shpërndaje Njofto gjithkënd mundesh dhe mos harro të vish dhe vetë me familjen dhe miqtë e tu”, shkruan Tahiri. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›