E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, numërohen votat e qendrës së votimit 3410 (Qarku Gjirokastër)

TIRANË-Në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po zhvillohet procedura e numërimit fillestar të votave të panumëruara të qendrës së votimit nr.3410 të ZAZ-së nr.80 (Qarku Gjirokastër).

Një ditë më parë KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-në nr.80 që të hapë kutinë me fletët e votimit të kësaj QV-je dhe të vazhdojë procesin e numërimit të votave për këtë qendër në ambientet e KQZ-së, sipas procedurave të përcaktuara në kodin zgjedhor.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›