E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave: Rritja e pagave e pensioneve, me 15 korrik

TIRANË- Rritja e pagave dhe pensioneve do të hyjë në fuqi me 15 korrik. Ministria e Financave njofton zyrtarisht se rritja është parashikuar në ligjin e buxhetit të shtetit. Pak përpara njoftimit të dikasterit të Financave, për rritjen e pagave dhe pensioneve u shpreh në faqen e tij në “Facebook” edhe kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi se rritja do të bëhet.

Burime zyrtare në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve nuk është ligjërisht e detyruar që të miratohet në Parlament, pasi ai përfshihet në ligjin e buxhetit, të miratuar në dhjetor.

Ndërkaq, po këto burime bëjnë të ditur se efekti financiar i rritjes së pagave dhe pensioneve vlerësohet në rreth 2.5 miliardë lekë. Vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve në masën nga 1 deri në 6 për qind u miratua nga qeveria në fillim të muajit qershor.

Ky vendim parashikon një rritje më të madhe për pagat e ulëta dhe pensionet në fshat, me synim barazimin e tyre me pensionet e qytetit. Ndërkohë që rritja do të jetë më e ulët për pagat e larta.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›