E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do ndërtohen 15 impiante pastrimi për ujërat e zeza në vend

07-04-2012 / Gazeta 55

KRRTRSH aprovon 5 projekte të rëndësishme


Në mbledhjen e këshillit të rregullimit të territorit të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri i vendit Sali Berisha pas diskutimeve dhe detajimeve u votuan nga anëtarët e këshillit një sërë projektesh me rëndësi për zhvillimin dhe ekonominë e vendit. Një projekt madhor siç e ka quajtur kryeministri është ndërtimi i impiantit për përpunimin e ujërave të zeza për Tiranën, të pozicionuara në Sharrë dhe Kashar, një investim i qeverisë japoneze me vlerë 90 milionë euro. Impianti do të shërbejë për pastrimin e të gjitha prurjeve të lumit të lanës. Një tjetër projekt i rëndësishëm është ndërtimi i disa hidrocentraleve në kaskadën e lumit Mat. Kreu i qeverisë ka thënë se në këtë kaskadë do të ndërtohet një zinxhir hidrocentralesh të tjera duke e shndërruar Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon. Një tjetër projekt i rëndësishëm në sektorin energjetik është edhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Valbonë. Ndërsa projekti tjetër me rëndësi jetike, siç e ka konsideruar kryeministri, jo vetëm për Vlorën por edhe për të gjithë jugun, është ndërtimi i parkut industrial të Vlorës i cili do të ketë një larmi funksionesh të harmonizuara siç është industria, tregtia, shërbimet dhe strehimi. Gjatë mbledhjes së KRRTRSH, janë votuar edhe projekti për ndërtimin e një depozite hidrokarburesh në Porto Romano në Durrës. Një stacion i rëndësishëm pompimi për ngarkim shkarkimin e boteve të karburanteve. Ndërkohë që është shtyrë afati me 60 muaj të tjerë për petroliferën e Vlorës, e kërkuar kjo nga kompania për të shtuar depozita të tjera. Këto projekte do të shqyrtohen dhe do të kalojnë për miratim brenda dy javësh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›