Së shpejti do nisë puna për ndërtimin e xhamisë në Tiranë
Premtimi i kryeministrit në ceremoninë për ditëlindjen e profetit Muhamed
Komuniteti Mysliman në Shqipëri ka festuar në një ceremoni të veçantë ditëlindjen e profetit Muahmed. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili nderoi ditëlindjen e profetit, që sipas tij ndriçoi dijen e njerëzimit.
Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij vlerësoi kontributin e gjithë komuniteteve shqiptare në vend dhe u shpreh se toleranca në vendin tonë është shembull mjaft pozitiv. “Liria e besimit tonë është e përsosur theksoi Berisha, ndërsa premtoi se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e xhamisë në kryeqytet.
Ndërkohë një zonjë nga Turqia i dhuroi flamurin kombëtar shqiptar, Berisha e vlerësoi këtë dhuratë dhe tha se Kombit mik turk ne i kemi dhuruar himnin.
Në këtë ceremoni morën pjesë besimtarë të shumte myslimanë, krerë të gjithë besimeve fetare, krybashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe shume miq nga Turqia.