Robert Ndrenika si doktor Shuster, sukses në TK
TIRANË- Rikthimi i Robert Ndrenikës në skenën e Teatrit Kombëtar duket se ka tërhequr spektatorët për të parë komedinë e trishtë "Doktor Shuster", të regjisorit Spiro Duni.
Sipas Teatrit Kombëtar, në të gjitha netët e shfaqjes janë shitur të gjitha biletat, ndërkohë që salla e TK-së ka rreth 500 vënde. Sot dhe nesër janë netët e fundit të shfaqjes, por pas suksesit dhe kërkesave, mendohet që ajo të shtyhet edhe për javën tjetër. Ende nuk është vendosur asgjë, pasi, sipas TK-së, ka një përplasje me provat e shfaqjes së Shekspirit “Heri VI", që duhet të fillojë provat në skenë.
Komedia e ka pasur premierën në 20 mars dhe është shfaqur në skenën e Teatrit Kombëtar çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të dielë. Përveç protagonistit Ndrenika, në role të tjera interpretojnë Artan Imami, Olta Gixhari, Flaura Koreta, Mir Sina dhe Ogert Islami.
Vepra e autorit Dushan Kovacevic është një rrëfim komik i marrëdhënieve të reja, të imponuara nga ndryshimet aktuale në shoqërinë postkomuniste, e cila u soll për publikun si një teatër metaforik. Drama zbulon thellësitë e skajshme të marrëdhënieve njerëzore në terrenin e krimit, të ndërvarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jetën dhe mospërmbushjen e ëndrrave të personazheve kryesorë.
Regjisori Duni e ka cilësuar “Doktor Shuster" si një shfaqje që për shqiptarët flet shumë, duke u nisur nga nëpërkëmbja që i ndodh njeriut në postkomunizëm. Vepra është shkruar në vitin 2001, ndërkohë në shqip e ka sjellë Timo Flloko.
(ma.ar/BalkanWeb)