Berisha: Do ndërtojmë Korçën e shekullit të ri
KORÇË- Kryeministri Berisha u premtoi sot qyetarëve të Korçës se qeveria e tij do të bëjë 10 herë më shumë investime në këtë qyetet, ndërsa i ftoi ata që më 8 maj të votojnë për Andrea Manon.
Gjatë një mitingu në mbështetje të kandidatit të Aleancës për qytetarin, në Korçë, Berisha u shpreh se nuk duam që askush të mbetet në rrugën e vetme, në shtëpinë tonë ka vend për çdo korçarë, ndërsa apeloi për bashkim dhe qytetari në ditën e zgjedhjeve.
Më 8 maj të sillemi si qytetarë europianë e të jemi më të bashkuar se kurrë- tha kryeministri.
Korçës së pari do ti pastrojmë fytyrën fisnike që ka. Do i ruajmë sokaqet dhe tregun. Do ndërtojmë Korçën e shekullit të ri, që të jetë në harmoni me trashëgiminë e plotë ubanistike e kulturore të këtij qyteti të mrekullueshëm- tha ai.
Sipas Berishës qeveria në Korçë ka investuar rreth 40 milionë euro, ndërsa për të bërë që distanca mes Korçës e Tiranës të shkurtohet në më pak se 1 orë e gjysëm po investohen gjysëm miliardë euro.