Berisha: Do perballem dhe me punistet Ruci e Gjinushi
Askush nuk mund ta pengoje liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryeministri Berisha, gjate nje konference per shtyp me gazetaret e qytetit te Elbasanit. Sipas Berishes, ndonese Edi Rama po dergon njerez ne Bruksel per te ndalur liberalizimin e vizave per qytetaret, keto perpjekje i ka te kota. Ai ka garantuar se do te perballet dhe me punistet Ruci dhe Gjinushi. Kryeministri shprehu sigurine se Komisioni Evropian, nuk mund te bazohet tek nje opozite jashteparlamentare dhe jo konstruktive. Po keshtu nga Elbasani, Berisha theksoi se qeveria ishte e vendosur per te vazhduar luften e saj kunder mafies se ndertimit dhe te tokave, ne te gjithe vendin. Nga ana tjeter, kreu i ekzekutivit iu dha pergjigje edhe interesit te gazetareve per projekte vendore, te cilat do te investohen nga qeveria per rrethin e Elbasanit.
A do te ndikojne qendrimet e opozites ne lehtesimin e marrjes se vizave ne BE?
Perpjekjet e opozites, misionaret e saj te derguar ne Bruksel nga Edvin Rama, sic ka derguar te birin e Sul Bushatit per te lobuar kunder liberalizimit te vizave, ju garantoj se do te shumezohen me zero dhe kjo, jo se Brukseli nuk vlereson dhe nuk konsideron opoziten, por kur opozita u bie bilbilave, kur opozita mbush faqe dhe deftere te tere me shpifje e trillime, vetem e vetem qe te mos liberalizohen vizat, trillimeve dhe shpifjeve qe askush nuk mund t'u besoje dhe nuk mund t'i vleresoje. Dje, ne Bruksel, ishte i ftuar edhe ministri yne i Brendshem, momenti per tre vendet qe ishin parashikuar. Ne po ecim me seriozitetin me te madh ne plotesimin e te gjitha kushteve dhe gjej rastin te ftoj qytetaret shqiptare, te bejne cdo perpjekje per te marre pasaportat biometrike. Shpreh kenaqesine qe numri i tyre eshte rritur me shpejtesi dhe nuk lind asnje nevoje qe t'i imponohet asnje qytetari te vetem, marrja e pasaportes. Sidoqofte shpresoj qe cdo qytetar e ka te qarte, se me marrjen e pasaportes investon, jep kontributin e vet, ne vendimmarrjen evropiane per heqjen e vizave per shqiptaret.
A do te kete ndarje te mandateve ne PD, ne kuptimin qe ka anetare te qeverise qe kane edhe mandatin e partise?
Eshte nje grup qe po punon per statutin. Une nuk jam anetar i atij grupi.
A do te veproje ligji, nese opozita nuk do te hyje ne Parlament?
Opozita eshte e lire te perzgjedhe rruge parlamentare, rruge jo parlamentare per opozitarizmin. Ketu nuk mund te kete asnje lekundje ne respektimin tone ndaj saj. Ajo cka ne kemi denoncuar dhe kemi deklaruar eshte se nje aleance punisto-mafioze, e konsoliduar dhe e shfaqur, e kryesuar nga zoti Rama, nuk do te mund te imponoje asgje dhe kjo qeveri eshte e vendosur te perballet me te gjithe forcen e ligjit me mafian, me klanin punisto-mafioz. Te jeni te sigurt se keto nuk jane shpifje, por realitete. Dua te sjell vetem nje moment. Ishte terroristi Gramoz Ruci, ministri i fundit i Sigurimit te Shtetit, ne vitin '96, qe, me nje skenar te kobshem per vendin, terhoqi Partine Socialiste dy ore para mbylljes se kutive te votimit. Sot, ky punist me dy tre-pinjolle te Bllokut, sic jane Edi Rama e ndonje tjeter si ky fatziu qe shkon ne Bruksel per te trilluar per vizat, ne traditen e eterve te tyre, nuk munden kurre qe te pranojne voten e lire. Keta duan pushtet dhe vetem pushtet. Keta dhe vota jane dy gjera te kunderta, te papajtueshme. Eshte mendesia e tyre puniste, ishte punizmi, ai qe beri Gramoz Rucin t'i jape urdhrin ne vitin '96, ne oren 4, komisionereve te vet qe te largohen nga komisionet. Eshte punizmi qe shtyn Edi Ramen te thote: Ose te shkelim vendimet e gjykatave, ose do te rrezoj qeverine. Eshte mendesia dhe mentaliteti punist, por kesaj here, i ngerthyer me interesat e mafias me te rrezikshme te Ballkanit dhe te Evropes, sic eshte mafia e ndertimit te Tiranes.
Pra, gazetare te nderuar, e verteta eshte se kemi te bejme me nje aleance qe nuk ka asnje interes demokratik, ne traditen me te shemtuar te paraardhesve te Edi Rames, te atit te tij shpirteror dhe atit te tij biologjik. Mos mendoni se i ati i tij u fut per konceptet demokratike ne Presidiumin e Kuvendit Popullor, ose per koncepte demokratike, skaliste shtatoret e diktatorit. Jo! Per bindjet qe ndante me te dhe krimet qe miratonte me ta. Kjo eshte e verteta. Asnjehere nuk kam marre dhe nuk marr kurre pergjegjes djalin per te atin, por, kur djali deshmon se eshte i ati i 'nxjerre nga hunda', une nuk kam c'ti bej. Nje minister i Enver Hoxhes eshte punisti tjeter, Skender Gjinushi. Nje proces zgjedhor i certifikuar nga mbare Evropa, nje proces zgjedhor te certifikuar nga 20 mije anetare te PS-se ne komisionet zgjedhore, nje proces zgjedhor te certifikuar nga te gjithe komisioneret e PS ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, punistet ne krye te PS-se nuk duan ta njohin. Nje proces zgjedhor te certifikuar nga OSBE/ODIHR, te certifikuar nga Parlamenti Evropian, Keshilli i Evropes, Asambleja Parlamentare e NATO-s, aleanca punisto-mafioze nuk do ta njohe. Ata nuk mund ta njohin, sepse Tiranen e kane pasur pre te kthetrave te tyre. Por ka filluar procesi i transparences dhe une, edhe nje here, i garantoj qytetaret e Elbasanit dhe te gjithe shqiptaret se mafia do te luftohet me zero tolerance.
Do te realizohen ne kohe te gjitha projektet e nisura nga qeveria ne qytetin e Elbasanit, si dhe kur do te behet realitet rruga me tunel, qe do te na lidhe me Tiranen?
Se pari, ju garantoj qe asnje projekt i nisur nga kjo qeveri nuk mund dhe nuk do te mbetet kurre ne mes, sikunder cdo premtim i imi do te behet realitet. Se dyti, tuneli do te behet. Nuk ka qene zgjedhje e lehte. Une dua te jem i hapur me ju. Cmimi ka te ngjare te jete tre here me i larte, sesa varianti tjeter. Them ka te ngjare te jete, se nuk eshte shume e sigurt kjo qe po ju them, por mund te jete tre here me i larte. Megjithate sot ne festuam ne kete qytet 100 vjetorin e Normales, qe ka dhene kaq shume per kombin dhe kombi duhet te jape per te dhe ne ate cmim, do ta paguajme. E theksoj nuk ka qene vendim i thjeshte dhe jam i hapur me ju, se njeriu deshirat i ka te medha, por duhet t'i modeloje ato me mundesite. Por vendimi eshte perfundimtar dhe tuneli do te behet. Tani jemi ne ate pike te procesit qe duhet te perfundoje projekti. Se dyti, Elbasan-Tirane do te jete me kater korsi, sepse fluksi i trafikut nga Elbasani deri ne Leskovik, Permet, nga Elbasani ne Kucove, Berat, Tepelene, Sarande, Delvine, pra, nga e gjithe Juglindja dhe i gjithe Jugu do te kaloje ne kete tunel. Rruga e Arbrit ben qe nje pjese e trafikut te bjere, por Boshti i Jugut, qe eshte edhe projekti numer nje dhe vetem tuneli si pjese e tij, i shkurton jo vetem qytetareve te Elbasanit, por te gjithe qytetareve te Juglindjes dhe Jugut te vendit me mbi gjysme ore, kohen e arritjes ne kryeqytet. Keshtu qe tuneli do te behet, sapo te mbaroje projekti qe po e ben Komisioni Evropian. Ne kemi filluar mobilizimin e fondeve dhe jam i sigurt se do t'i gjejme.
Si do ta komentoni thirrjen e opozites qe i ka bere te zgjedhurve te saj vendore, per bojkotimin e sherbimeve ndaj qytetareve?
Une shpresoj qe te zgjedhurit vendore, te vendosin te parin qytetarin dhe jo karrigen e Edi Rames dhe interesat e aleances punisto-mafioze. Ne i faktojme cdo qytetari shqiptar qe kemi tre deri ne pesefishuar fondet per pushtetin vendor. Cilido qe shkon ne Berat, hyn ne qytet me nje nga hyrjet me moderne, kalon lumin me nje ure te mrekullueshme dhe po marr qytetin e Beratit dhe jo investimet ne rrugica e te tjera me radhe. Dhe keto nuk u bene asnjehere ne 8 vjet te qeverive socialiste dhe ne Berat eshte kryetar bashkie nje socialist. Cilido qe shkon ne Vlore, nuk po merrem me investimet ne rruge dhe rrugica, do te gjeni nje nga rruget me te gjere te ketij kombi, per te cilen ishte folur per 25-30 vjet dhe e beme ne realitet dhe Vlora qeveriset nga nje kryetar bashkie socialist. Cilido qe shkon ne Fier, sheh nje qytet me hyrje moderne. Dhe te gjitha keto kushtojne, kane nje cmim jo te vogel. Nuk po marr investime te tjera. Edhe bashkise se Tiranes i jane rritur nga kjo qeveri fondet grant 4 here. Ne rast se te zgjedhurit vendore vendosin interesin e qytetarit te parin, ata nuk duhet dhe nuk mund te imagjinojne te nderpresin sherbimet ndaj tyre. Ka nje problem dhe ky problem eshte se ne kemi vendosur uljen e taksave dhe kjo eshte nje politike per te cilen shqiptaret kane votuar. Ajo ku qendroj une dhe qeveria ime, eshte te kompensohet qindarke per qindarke e gjithe shuma e munguar ne arken e tyre, nga nderhyrja jone me politiken fiskale te uljes se taksave, nje politike qe e kemi bere ne interesin me te madh te qytetareve, se kete besojme ne. Ne besojme se duke ulur taksat, bizneset zgjerohen dhe eshte absolutisht trillim vulgar, se duke shtrire TVSH-ne ia heqim bizneset e vogla bashkive. Jo, kategorikisht jo! Ata do te paguajne taksen e biznesit te vogel tek bashkia. TVSH-ja, te nderuar gazetare, nuk eshte takse e biznesit, por eshte e konsumatorit. Jane vende te tera qe e shtrijne ate ne cdo nivel biznesi dhe kete e bejne per te luftuar informalitetin. Kjo eshte edhe nje kerkese ultimative e biznesit te madh, i cili thote se nese me kerkon mua fatura, atehere duhet t'i kerkosh fatura. Biznesi i vogel nuk humbet asnje qindarke nga kjo praktike qe ne fusim. Bashkite nuk humbasin as edhe nje qindarke te vetme. Pastaj, spekulimi eshte tjeter.
Zoti Kryeminister, keni premtuar qe qyteti i Elbasanit do te kete nje park industrial, si dhe nje fushe per mbeturinat, qe eshte nje problem shume i madh per Elbasanin.
Te dyja keto ceshtje do t'i zgjidhim. Ku qendron pengesa per parkun industrial? Te jeni te sigurt se me shume se me cdo park tjeter, une jam marre me parkun e Elbasanit. Pengesa qendron tek garantimi i standardeve me te larta mjedisore. Kjo eshte nje kerkese dhe une kam insistuar gjithmone. Jane bere investime te medha nga kompanite qe operojne ketu dhe ju garantoj se nuk do te toleroj te pengohemi, per shkak te mosrespektimit te standardeve per te ngritur parkun. Parku eshte i domosdoshem. Por qe investitoret e huaj te vijne te instalohen ketu, kerkojne qe standardi i mjedisit te jete i respektuar. Kjo eshte arsyeja qe lidhet me parkun. Per sa i perket ceshtjes se plehrave, pa diskutim qe do te zgjidhet. Ajo eshte me thjeshte. Ka dy variante. Nje variant eshte qe bashkia kerkon nje "dam" ne Metalurgjik dhe varianti tjeter eshte ne nje fshat afer. E rendesishme eshte qe Elbasanit do t'i japim nje zgjidhje dhe do te bashkepunojme me bashkine. Ka nje gje, qe po dhame damen, nuk ka me park industrial aty. Ky eshte i gjithe problemi. Dama do te ishte e pershtatshme, por projekti i parkut merr fund. Ne duhet te financojme e te ndertojme ne nje fshat ketu afer, nje landfill per Elbasanin.
Keto dite eshte diskutuar shume per ceshtjen e trojeve publike, qe zoti Rama ka shitur tek "Tajvani". A mendoni se raste te tilla ka edhe ne bashkite e tjera, te qeverisura si nga bashkite e majta, ashtu edhe te djathta?
Nje vit e gjysme me pare, kam deklaruar ne qeveri dhe e deklaroj serish se abuzimi me i madh ne kete vend dhe mafia me e rrezikshme e ketij vendi eshte mafia e tokave dhe se strumbullari i kesaj kane qene pushtetaret. Njerezit e thjeshtim nuk eshte se nuk kane marre pjese tek-tuk, por shtylla kryesore kane qene pushtetaret. Imagjinoni kur vetem njeri nga keta "kocka" mendon se do te pervetesonte ne zemer te Tiranes 54 mije metra katror, atehere llogariteni. Qeveria, ne menyre absolute, nuk do te beje kompromis. Pas bandave, pas Aldo Bareve, radhen e kane "aldo baret" e tokave. Por perse e vleresoj keshtu? Ai, atje, mund te kete pasuri te medha qe do te dalin, mund te kete prej tyre me te pasur se ai, ne menyre te paligjshme. Atehere duhen cmontuar me daren e ligjit dhe dara e ligjit do te veproje. Kur perdora termin 'gersheret e ligjit per duart e zeza te zyrtareve qe futen ne xhepat e qytetareve', nuk pati asnje reagim. Kur perdora termin, 'daret e ligjit per dhemballet dhe dhembet e mafias', mafiozet kercyen te gjithe. Ju e pate si reagoi mafia, po i shihte daret ne dhembet e vet. Por u treguan edhe budallenj. Une e kisha fjalen per ligjin. Per zyrtaret, ata thone, mire e ka, t'u bjere, por ligji eshte per te gjithe njelloj. Ligji eshte ligj dhe shteti ligjor kerkon qe te veprohet me te gjithe forcen e ligjit dhe do te veproje. Une jam optimist. Edhe kur bisedoj me drejtues te agjencive, ju duhet ta dini se ata pesojne presione te jashtezakonshme, se nuk ka me cnjerezore, me te eger, me barbare dhe te pashpirt se mafia e tokave. Ajo qe me inkurajon mua eshte se gjej tek ata nje vendosmeri e besim te plote se do te arrijne te bejne ligjin. Detyra jone eshte te bejme ligjin. Ju keni bere pyetje me dhjetera here perse nuk ka ecur me shpejt problemi i pronesise, por ky problem ecen me shpejt kur t'i shkulesh dhembet, ndofta dhe nofullen, me daret e ligjit mafias. Ndryshe nuk zgjidhet problemi, sepse ata jane ngulur aty.