Irlanda, mund te kualifikohet si ekipi numer 33
Irlanda humbi nje mundesi te mire per te marre pjese ne finalet e boterorit "Afrika e Jugut 2010", teksa Franca shenoi gol me ndihmen e Tierri Henri, qe preku topin me dore. Henri kontrolloi topin me dore dhe Galas me tej e dergoi ate ne rrjete dhe ne perfundim te kohes shtese, francezet fituan me rezultatin e pergjithshem 2-1, duke prere nje bilete per ne finalet e Kupes se Botes. Blater thekoi se edhe Kosta Rika ka mbetur jashte boterorit, duke shprehur pakenaqesi, pas nje goli pozicion jashte loje qe shenoi Uruguai. Por rasti i Irlandes eshte unik, ndaj FIFA po sheh mundesine qe ta shtoje edhe Irlanden, mes 32 ekipeve qe jane kualifikuar ne finalet e boterorit. "Ne pritem nje delegacion nga Irlanda dhe ata ishin teper te shqetesuar me perfundimin e ndeshjen, me Irlanden, - theksoi Blater. - por dihet se vendimi final mbetet ai i gjyqtarit te ndeshjes". Sipas Blater, ne finalet e Kupes se Botes do te kerkohet edhe prania e nje asistenti tjeter, me qellim qe te merren vendime sa me te drejta, per te shmangur polemika dhe pakenaqesi te ketij lloji. Ne nje mbledhje te radhes pritet te diskutohet mundesia e shtimit te ekipeve te kualifikuara, edhe me Irlanden, pas sinjalit qe dha dje presidenti Sep Blater.