E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Rama, thirrje per puc kushtetues

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama po kerkon te organizoje nje puc kushtetues. Kjo ishte deklarata qe beri diten e djeshme nga Korca, sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, njekohesisht ministri i Financave, Ritvan Bode. Gjate fjales se mbajtur ne Kuvendin e PD-se ne kete qark, ku eshte zgjedhur edhe deputet, Bode theksoi se Rama ne kete mision qe ka marre, eshte i mbeshtetur edhe nga klani i tij mafiozo-punist, te cilet jane te lidhur me mijera fije aferash korruptive. "Edvini dhe klani i tij mafioz kane pershkallezuar sulmet kunder rendit kushtetues dhe interesave te shqiptareve. Ata po bejne thirrje per puc kushtetues, duke i dhene ultimatum antiligjor qeverise, qe ose te hape kutite, qe do te thote te ngrihemi kunder vendimeve te gjykatave, ose te ikim nga pushteti", deklaroi ne fjalen e tij perpara perfaqesuesve te PD-se, ne Korce, Ritvan Bode. Sipas tij, kryetari i PS-se eshte bere streha e fundit e mafies dhe klaneve mafioze, te cilet po kerkojne te thyejne rendin kushtetues dhe demokratik ne vend. Po keshtu, numri dy i demokrateve akuzoi Ramen edhe per shperdorime te medha te fondeve publike. Sipas ministrit te Financave, ndonese qeveria i ka akorduar ne menyre te herepashershme grande te konsiderueshme, ato kane shkuar ne xhepat e punonjesve te bashkise dhe klaneve mafioze dhe jo ne investime per qytetaret. "Edhe pse qeveria ka akorduar per bashkine e Tiranes grande mjaft te medha, ato nuk jane perdorur per investime, por per rritje pagash dhe sherbime operative", deklaroi Bode ne fjalen e tij. Ne kete kuader ai e konsideroi si te pakuptimte edhe thirrjet e Rames, per mosbindje civile te perfaqesuesve te pushtetit vendor. Sipas Bodes, keto thirrje behen vetem ne emer te interesave te ngushta te Edi Rames dhe jo ne emer te te mires se perbashket te qytetareve. Por pavaresisht ketyre thirrjeve dhe veprimeve, Bode deklaroi se qeveria nuk do te lejonte qe endrrat me karrige pushteti te Rames, te realizoheshin. "Kerkesat antikushtetuese te Rames dhe endrra makbethiane per te marre karrigen e pushtetit, nuk do te realizohet. Sepse mazhoranca jone eshte e vendosur te vazhdoje rrugen e reformave, ne emer te interesave madhore te te gjithe shqiptareve", deklaroi sekretari i Pergjithshem i PD-se. Sipas tij, mazhorancen nuk do te arrinte ta ndalte askush ne rrugen e saj te integrimit. Ministri Bode, deklaroi se pengimi i interesave te shqiptareve nuk mund te arrihej as nga Rama dhe as nga klanet e tij mafioze, te cilat kerkojne vetem destabilizimin e rendit kushtetues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›