E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, peticion 45 ministrave: Hapni kutite e votimit

Shoqata e emigranteve shqiptare dhe mbeshtetese te PS nen moton "Dua te shoh voten time", ne Athine organizuan dje nje proteste per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Protestuesit u vendosen me pankarta perballe selise se OSBE-se, ku po zhvillohet mbledhja e ministrave te Jashtem te vendeve te kesaj organizate. Organizatoret e kesaj proteste, jane emigrante qe punojne ne shtetin grek, te cilet u kane dorezuar te 45 ministrave te Jashtem nje peticionin per hapjen e kutive. Ne te njejten kohe qe zhvillohej protesta u zhvillua edhe takimi i ministrave te Jashtem te vendeve te OSBE-se. Ne kete takim u perfaqesua edhe vendi yne me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, njeheresh zevendeskryeminister i Shqiperise. Gjate protestes ishin pranishem perfaqesues te Partise Socialiste. Me zhvillimin e protestes ne shtetin fqinj, protestat e opozites per hapjen e kutive hyjne ne nje stad te ri, ku tashme gjithcka eshte nderkombetarizuar, duke protestuar jo vetem ne vendin tone, por edhe ne shtetet ku banojne shume emigrante shqiptare.

PETICION

Per Keshillin e 17-te ministror te OSBE ne Athine, 1-2 dhjetor 2009

Nga Komuniteti i Emigranteve shqiptare ne Athine

"T'i thuhet Shqiperise te pajtohet me padrejtesine, mashtrimet zgjedhore dhe parregullsite, do te ishte mesazhi i gabuar per aspiratat tona demokratike

gjate historise se saj 20 vjecare te tranzicionit, qeverite shqiptare kane deshtuar vazhdimisht per te permbushur standardet per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Qeveria vazhdoi te deshtoje ne permbushjen e standardeve gjate zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009, edhe pse opozita e permbushi rolin e saj si dhe angazhimet per te adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ne reformen e pergjithshme elektorale dhe procesin zgjedhor.

Shqetesime te rendesishme jane ngritur ne raportin vleresues te OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009. Ai e konsideron procesin e numerimit te votave si "te keq ose shume te keq" ne 1/3-en e qendrave te numerimit, ai e vleresoi shqetesuese vrasjen e nje deputeti te opozites, citon perdorimin masiv te pasurive shteterore dhe erresimin e linjes ne mes te shtetit dhe partise ne pushtet, duke manipuluar cdo shkolle, universitet, spital dhe institucione ne nje makine qeveritare zgjedhore. E fundit por jo nga rendesia, gjobat represive ne media per ata qe nuk deshironin te perputheshin me propaganden e qeverise, u theksuan edhe nga vezhguesit nderkombetare. Per t'i bere gjerat edhe me keq, dhjetera te denuar nga lista e veprave te renda penale te Shqiperise u liruan ne javen e zgjedhjeve, per te bredhur lirisht rreth dhe per te frikesuar mbeshtetesit e opozites. Nepermjet te gjithave, qeveria mezi arriti te shtrydhe nje kryesim me 1 per qind, duke shkelur pikat e ligjit elektoral per rinumerim, duke mos lejuar asnje rinumerim dhe duke frikesuar Kolegjin Zgjedhor qe te nenshtrohej.

Si rezultat i kesaj, opozita shqiptare, plotesisht e vetedijshme per rendesine qe standardet e zgjedhjeve kane per nje vend anetar te NATO-s dhe per procesin e integrimit evropian te Shqiperise, dhe duke njohur rezultatin me te meta ligjore, ka vendosur te siguroje pranine e saj parlamentare, me kusht qe te hetohet transparenca mbi anormalit elektorale nga nje komision parlamentar. Se pari duke hapur publikisht kutite e votimit, jo per qellimin e ndryshimit te rezultatit ligjor te zgjedhjeve, por per te hetuar mbi vertetesine e numrit te fleteve te votimit, listat e votuesve dhe raportet e komisionereve.

Ne kete kontekst, sic eshte raportuar gjeresisht nga mediat kombetare dhe nderkombetare, me 20 nentor 2009 me shume se 100.000 njerez marshuan ne Tirane, e mijera qendruan ne nje tubim paqesor pa ndaluar 3 dite dhe net. Kete here nuk ishte per shkak te skemave piramidale te sponsorizuara nga qeveria apo perpjekje per nje grusht shteti, por mbi te drejten per te kerkuar transparence zgjedhore, lirine e medias dhe nje gjyqesor te pavarur pas mashtrimit te gjere perhapur ne zgjedhjet e 28 qershorit. Per here te pare, ne betejen 20-vjecare te gjeneratave per te nderruar "veshjen" komuniste dhe populiste, publiku shqiptar eshte pjekur duke kerkuar te drejtat qe jane disa grade me te larta ne "hierarkine e nevojave" dhe qe perbejne thelbin e vlerave demokratike evropiane. Lajmi i keq megjithate, eshte se pas 20 vjet tranzicion, jo vetem vendi eshte drejtuar nga te njejtit njerez si me pare, por edhe me te njejtat mashtrime qe i sjellin keta njerez ne detyre.

Pse duhet t'i interesoje Evropes? Mund te pyes dikush. Ky sigurisht nuk eshte Afganistani, edhe pse opozita u trajtua sic duhet kur kerkoi rinumerimin atje. Vertete, nuk eshte. Por eshte nje vendi aplikues per statusin anetar te BE-se, nje ide qe kreu i opozites Edi Rama ishte i etur per te nisur ne Bruksel, 2 vjet me pare pasi opozita socialiste ka dhene mbeshtetjen e plote per iniciativat qe cuan ne anetaresimin ne NATO te Shqiperise. Ne jemi ne dijeni te energjise se absorbuar nga situata ne Bosnje dhe Kosove, megjithate, ne nuk perkrahim aspak mesazhin populist te qeverise, se integrimi ne BE eshte vetem nje program per heqjen e vizave, edhe pse ne perkrahim konceptin e kuptueshem te "stabilitetit rajonal" si nje mbulese per te gjitha deficitet demokratike.

Per shqiptaret progresive qe te vazhdojne luften e tyre per reformen, eshte e domosdoshme qe BE te mbaje standarde te rrepta, por te drejta. Ne qofte se mbyllja me force e kutive te votimit nuk lejon transparencen publike, vrasja para-elektorale e nje deputeti te opozites mbetet pa nje version zyrtar te policise ende pas 6 muajsh, zvarritja e detyrueshme e nxenesve ne mitingjet e qeverise, perdorimi i televizionit publik per agjitacion anti-opozitar te stilit sovjetik, dhe vertitja si te lire e te denuarve per jete jane larg nga te qenit norma ne demokracite evropiane, perse duhet te jete "normale" per ne qe te aspirojme Evropen?

Cmimi i justifikimit te ketij veprimi te keq, sipas linjave partiake ose si nje cmim per stabilitet do te kete pasoja te pariparueshme. Kjo dergon nje mesazh per fajtoret ne Shqiperi dhe ne te gjithe rajonin, qe ata mund t'ia hedhin kollaj me ngacmime dhe mashtrime. Menjehere pas ketyre zgjedhjeve, dy gazetare jane rrahur publikisht nga miqte e qeverise, disa prona private jane konfiskuar me dhune duke perdorur policine e shtetit dhe vendi ka humbur perkatesisht 8 dhe 10 pozicione ne raportin e CPJ-se mbi lirine e mediave dhe indeksin e korrupsionit te "Transparency International".

Eseja e "Vrasja e elefantit" e Oruell, eshte perdorur shpesh si nje shembull i kembenguljes se unionit per t'u marre me shqetesimet e medha ne oborrin e shtepise se tij. Si shume ceshtje te "pushtetit te bute" te Evropes ne rajon, ne mbetemi perkrahes te forte dhe kemi besim se po ajo mund te "vrase elefantin" e korrupsionit, qofte ekonomik apo elektoral, dhe te ndale pergjegjesit. Por qe kjo te ndodhe, vendet evropiane nuk duhet te kerkojne per zgjidhje te lehta. Duke i thene popullit shqiptar dhe partive te opozites qe t'i "japin fund" dhe te bien dakord me padrejtesine, do te dergonte mesazhin e gabuar per aspiratat tona demokratike dhe te integrimit ne BE, ate per te qene evropiane te dores se dyte qe duhet sakrifikojne endrrat dhe aspiratat e Evropes. Ky nuk do te jete lajm i mire! Problemet e ngjashme me "vrasjen e elefantit" dhe jo endrrat e njerezve; po, kjo do te mirepritet"!

Integrimi ne BE

Vizat

Papandreu

"Ballkani Perendimor do te perfshihet ne Bashkimin Evropian brenda vitit 2014, si nje vazhdimesi dhe dinamike e re e angazhimeve te Samitit te Selanikut per vendet e Ballkanit Perendimor".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›