E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do rrisim investimet për monumentet e kulturës

Në Durrës është përuruar sot rikonstruksioni i muzeut Arkeologjik. I pranishëm në këtë ceremoni përurimi ka qenë edhe kryeministri Berisha, i cili ka premtuar rritje të investimeve për ruajtjen e momenteve të kulturës.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se vendi ynë ka trashëgimni kulturore përrallore. Berisha ka insistuar në promovimin, që duhet t`i bëhet këtyre vlerave dhe ka kërkuar bashkëpunim me pushtetin vendor në lidhje me këtë çështje.

“Qeveria do të rrisë investimet për ruajtjen e monumenteve të kulturës. MTKRS ka akorduar buxhetin më të madh në historikun e vendit për monumentet e kulturës. Vendi ynë dallohet për mikpritjen tradicionale. Të bëjmë çdo gjë për të tërhequr turistët e huaj”, është shprehur ndër të tjera Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›