Minatorët tentojnë të godasin drejtuesin e “ACR”

Minatorët e Bulqizës kanë tentuar të sulmojnë kreun e “ACR”, i cili ndodhej në vendin tonë për zhvillimin e një konference për shtyp në lidhje me protestat e zhvilluara prej ditësh. Pas përfundimit të konferencës, administratori do të largohej me makinën e tij, por në këtë moment, minatorët i janë drejtuar për t`u konfliktuar me të.
Kanë qenë forcat e sigurisë, ata që kanë shmangur një incident të mundshëm. Menjëherë ka reaguar në një deklaratë, kreu i sindikatës Kol Nikolla, i cili ka hedhur poshtë deklaratat e dhëna nga përfaqësuesi i ACR. Kjo deklaratë ka qenë shkak i irritimit të minatorëve, të cilët janë drejtuar për të sulmuar administratorin e kësaj firme.