E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizreni pret librin

Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim - AKEA organizon Panairin e Librit në Prizren. Panairi organizohet për të tretën herë radhazi. Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 08:09

- Panairi do të organizohet në hapësirat e ish parkingut në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i shtëpive botuese anekënd trevave shqiptare.

Ky organizim, sipas organizatorëve, vjen si dashamirësi për artin e letërsisë dhe shkrimit, por edhe si kujdes ndaj kulturës në përgjithësi.

“Duke pasur parasysh se qyteti i Prizrenit shquhet si qytet i kulturës dhe traditës, është më se e nevojshme dhënia e kontributit në çfarëdo forme në avancimin e mëtejmë dhe ruajtjen e këtyre vlerave”, thuhet në një njoftim për media të dërguar nga asociacioni AKEA.

Gjatë Panairit do të organizohen edhe promovime librash nga autorë të ndryshëm si dhe mbrëmje poetike, ku do të jenë të ftuar edhe personalitete nga jeta kulturore e politike e vendit.

Panairi hapet më 24 korrik dhe zgjat deri më 31 korrik 2011.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›