E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë

Kryeministri Sali Berisha ka çelur sot fushatën e elektorale në qytetin e Librazhdit duke prezantuar kandidatin për deputet në këtë rreth Partia Eduard Selamin.

Ish-themeluesi i PD-së Eduard Selami i rikthehet PD-së, duke u përfshirë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Z.Selami ka mbi 15 vjet që është shkëputur nga pjesëmarrja në politikë në Shqipëri dhe pritet të ballafaqohet me një mjedis të ri e shumë të ndryshëm politik nga ai që ka lënë në mes të viteve ‘90, kur ishte ende aktiv me politikën shqiptare.

Berisha në fjalën e tij akuzoi kreun e PS-së, se po ja mohon meritat qeverisë, sipas tij, në këto katër vjet investimet në infrastrukturë kanë qenë të domosdoshme në zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit të vogël.

“E dëgjuat vetë mbrëmë, zoti Rama në një bisedë me qytetarët e Tiranës u tha atyre se çfarëdo t’i kërkosh kryeministrit, të thotë rrugë. I nderuar zotëri, i ke nervat e lodhur dhe i ke të lodhur shumë nga rrugët. Jo zotëri, puna dhe punësimi janë qëndrimet e mia më madhore, fakti që në këtë rreth bizneset janë dyfishuar dëshmon se kemi nxitur dhe inkurajuar biznesin dhe zhvillimin e tij. Para se të flasësh të ftoj të ngjitesh me autobusin mavi deri në Çermenikë, sipër do gjesh një lokal të madh ku festojnë dhe bëjnë dasmat si vend panoramik. Pronari do të thotë se e bëra investimin se më erdhi rruga. Tani që deklaruam se do marrim vizat për SHBA dje deklaroi se të gjithë do shkojnë në Amerikë. Jo zotëri do shkojmë për vizitë, do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë. Të bashkohemi për punësim, mirëqenie dhe integrim. Alternativa tjetër e shpalli Shqipërinë karrocë për invalidin, Shqipëria është anëtare e NATO-s, meritoi statusin dhe do ta marrë, ti rri në autobus me xhamat e zi. Të bashkohemi të gjithë pavarësisht nga bindjet”, tha Berisha.

Shefi i qeverisë më tej bëri një bilanc të punës dhe investimeve të qeverisë në këtë rreth në infrastrukturë dhe shërbime./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›