Berisha: Do ta shkarkojmë Kreshnik Spahiun

I ftuar në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza në “Vizion Plus”, kryeministri akuzoi Spahiun dhe Presidentin Topi se “kanë vendosur në krye të institucionit një standard dhunues për Kushtetutën e vendit. Fyes, rrënues për institucionet kushtetuese që drejtojnë, por njëkohësisht fyes për çdo qytetar”.
“Nëse ata që drejtojnë këtë sistem, e transformojnë dhe shfrytëzojnë qenien aty për të krijuar një parti politike, unë garantoj se kjo nuk ndodh dhe nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një vendi të lirë”, theksoi Berisha.
“Zoti Spahiu - vijoi ai -, po të donte të realizonte projektin e Edi Ramës jepte dorëheqjen për të pasur të gjithë kohën e lirë për të luftuar kundër Sali Berishës. Kurrë KLD-ja në Shqipëri nuk është shndërruar në një parti përveç kësaj here”.
Kreu i qeverisë akuzoi Presidentin Topi se qëndron pas veprimeve të nënkryetarit të KLD-së. “Nuk mund të ndodhë që nënkryetari im të zhvillojë një veprimtari tjetër nga ajo për të cilën e kam propozuar. Ose do të lejë detyrën e nënkryetarit dhe do të shkojë të bëjë ç’të dojë si njeri i lirë, ose do t’i përmbahet statusit”, pohoi Berisha.
/Start/E.B/
2012-01-20 23:23