E Diel, 1 Nëntor 2026

Fortuzi beson Ne mund ta fitojme titullin

Anetari i kryesise se klubit bardheblu mendon se skuadra mund te realizoje objektivin personal

Indrit Fortuzi flet per Tiranen e sezonit 2010-2011. Anetari i kryesise se klubit bardheblu mendon se skuadra mund te realizoje objektivin personal por per kete u duhen dy ose tri blerje te reja te cilat do ta forcojne edhe me shume ekipin. Nje prej futbollisteve qe kane lene shenje te klubi kryeqytetas flet edhe per te rinjte dhe politikat e klubit per nxjerrjen e talenteve te reja.

Titulli

Per Fortuzin titulli kampion eshte nje objektiv i prekshem kete sezon. Tirana me lojtaret qe ka aktualisht eshte normale qe te synoje titullin kampion. Kjo pasi diferenca midis ekipeve ketu eshte e vogel. Por duhet qe te zgjidhen problemet financiare ne menyre qe lojtaret te jene te perqendruar ne ndeshje e te mos vuajne per te marre rrogat - tha anetari i kryesise. Ish-golashenuesi i Tiranes shton se skuadra ka nevoje per perforcime. Mendoj qe skuadra mund te realizoje objektivin sezonal por nese bejme dy ose tri perforcime atehere ekipi mund te shpallet kampion. Gjithashtu duhet qe te beje sa me pak gabime. Marrim takimin me Vllaznine. Skuadra gaboi kur te gjithe prisnin qe te fitonim - vazhdoi ai.

Te rinjte

Anetari i kryesise se klubit bardheblu flet edhe per talentet e reja qe kete sezon jane bere pjese e ekipit. Per Fortuzin goli i bere nga Tushe ne sfiden ndaj Shkumbinit i kujtoi veten. Me kujtoi pak veten me golin qe beri. Mu be qejfi qe ai shenoi ne te tille menyre. Shpresoj qe te vazhdoje keshtu - tha ish lojtari. Ai nuk harroi te komentonte edhe Morinen. E kam pare. Ka cilesi te mira ne fushe dhe kur leviz. Te shikojme se si do te ece - vazhdoi Fortuzi. Per nje prej golashenuesve me te mire te Tiranes Sebino Plaku qe cilesohet si pasardhesi i tij ende nuk e ka treguar veten. Me vjen keq qe ai nuk po arrin qe te jape me fanellen bardheblu. Eumlshte nje lojtar qe ka aftesi ne fushe edhe luan mire - shton ai. Per anetarin e kryesise klubi ka calaur ne nxjerrjen e talenteve. Kjo ka te beje me akademine e futbollit qe ne po perpiqemi qe ta ngreme - shpjegon Fortuzi. - Ekipet e moshave jane menaxhuar jo mire. I vetmi lojtar qe ka dale nga klubi eshte Sefa. Kjo ka te beje edhe me organizimin e klubit. Tani jane bere dy fusha te reja qe do te ndihmojne ne stervitje. Shpresojme qe te rregullojme gjerat edhe per sa i perket organizimit te akademise pasi kjo eshte me rendesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›