E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do të mbjellim 20 mln rrënjë ullinj

Plot 18 vjet nga rrezimi i komunizimit qeveria ndërmer superaksionin për të mbjellë 20 milionë rrënjë ullinj. Vendimi është publikuar nga kryeministri Berisha, i cili u shpreh entuziast edhe për certifikimin e vajit të ullirit në Shqipëri. 

TIRANE- Nëse në vitin 1989 pushtetarët e atëhershëm deklaruan se do të dyfishoheshin rrënjët e ullinjve në çdo cep të vendit, pas 20 vjetësh kjo shifër është tejkaluar e madje është katërfishuar. Aktualisht Shqipëria ka trashëguar afro 5 milionë rrënjë ulliri nga periudha e komunizmit, por një propozim i ardhur nga ministri i Jashtëm Lulzim Basha, parashikon shtimin e tyre. Kështu qeveria nën drejtimin e kryeministrit Berisha vendosi fillimin e superaksionit për mbjelljen e 20 milionë fidanëve të ullinjve nga Shkodra deri në Ksamil. Berisha tha se për të nxitur këtë proces do të stimulohet edhe investimi me skemën “Shqipëria një euro”
Të hartojmë me shpejtësi një program i cili do të mundësojë mbjelljen e 20 milionë fidanëve. Ata të cilët duan të krijojnë plantacione tu ofrohet sipërfaqja me 1 euro në djerrina” tha kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Aktualisht janë 150 mijë ha sipërfaqe djerrinë në kodra të cilat nuk janë shfrytëzuar e që sipas Berishës mund të vihen në dispozicion për katërfishimin e rrënjëve të ullinjve në vend. Në mbledhjen e radhës qeveria miratoi edhe futjen e profesionit të babysiter dhe punonjëseve shtëpiake në skemën e sigurimeve shoqërore. Sipas kryeministrit në funksionin të vënies në vend të dinjitetit njerëzor familjarët do të paguajnë në vit 80 dollarë si kontribut për këto punonjëse.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›