Berisha: Do te shkurtohen procedurat per lejet e HEC-eve
Eva Gjura
Qeveria do te shkurtoje nga 22 ne 12 procedurat per marrjen e nje leje per projektet energjetike. Kete premtim kryeministri Berisha ua ka bere dje perfaqesuesve te biznesit te energjetikes gjata nje takimi qe zhvilloi me ta. Berisha u deklaroi koncesionareve te hidrocentraleve se nje nder prioritet e qeverise eshte edhe energjia e rinovueshme. Ne keta takim kryeministri ka prezantuar propozimet e bera nga Task-Forca per energjine, per te lehtesuar procedurat e pajisjes se lejeve dhe licencave per projektet energjetike. Berisha tha se "nepermjet nje One-Stop-Shop, nga 22 leje dhe autorizimeve qe duhet te merren per te realizuar nje projekt koncesionar te energjise, qeveria ka vendosur t'i shkurtoje ato ne 12 hapa, duke ulur shpenzimet dhe kohen duke zbatuar parimin heshtja eshte pranim". Gjate komunikimit me grupin e biznesmeneve, kryeministri ka shpjeguar menyren e zvogelimit te hapave dhe numrin e lejeve e dokumenteve qe nevojiten. Me tej, kryeministri eshte shprehur se nuk ka asgje me te rendesishme sesa energjia per nje vend. Sipas tij, energjia sot eshte problemi me madhor ne Europe dhe ne bote. "Energjia do te vazhdoje te mbetet problemi me madhor per t'u zgjidhur, por nga te gjitha llojet e saj energjia ujore, energjia e eres, e diellit, jane me te pastrat, jane ato, te cilat nuk krijojne probleme madhore mjedisore, ne rast se veprohet ne perputhje me kriteret", - u shpreh Berisha. Ai ka theksuar faktin se qeveria po punon per projektin Shqiperia vend i zhvilluar duke bere gjithcka per nje zhvillim te qendrueshem. "Ne kete kontekst shtylle jashtezakonisht e rendesishme e zhvillimit te qendrueshem eshte energjia jeshile, zhvillimi jeshil. Sot ne bote ka nje inkurajim te madh teresor ndaj kesaj energjie, sikunder ka edhe nje shtrengese per shkak te krizes. E verteta eshte, se rendja pas energjise lehtesisht te siguruar eshte rendja gjithashtu ne nje menyre te pashmangshme drejt pasojave serioze mbi klimen dhe mjedisin, ndotjen dhe shendetin, ndaj dhe ne mbetemi te vendosur ne energjine e rinovueshme", - u shpreh Berisha. Kryeministri ka theksuar faktin se vendi une ka potenciale te medha ujore, ndaj qeveria do te beje gjithcka qe uji para se te derdhet ne det te shfrytezohet per energji. Per te shfrytezuar te gjitha potencialet ujore, Berisha tha se qeveria ka dhene leje per 320 hidrocentrale ku gjate ketyre viteve kane perfunduar ndertim nga e para mbi 25 hidrocentrale, rindertim nga e para 21, ne total 46 hidrocentrale, te cilat ne fund te vitit do te kene nje kapacitet prej 115 megavat. Per Berishen eshte inkurajues fakti se kane filluar punimet dhe po vazhdojne edhe ne 100 hidrocentrale te tjera, me nje kapacitet te vendosur prej 240 megavat dhe se kane marre miratimin per projekte zbatimi rreth 100 hidrocentrale, po pergatisin kantieret e ndertimit me nje kapacitet teresore prej 750 megavat. Berisha tha se "po shnderrojme Shqiperine ne nje superfuqi te vogel te energjise se rinovueshme ne Rajon dhe ky eshte nje nga zhvillimet me pozitive te te gjitha koherave, qe ne mund t'i bejme ketij vendi". Berisha ka vleresuar si nje proces te suksesshem dhenin e koncesioneve, ndaj u ka kerkuar biznesmeneve te mos degjojne thashetheme nga opozita dhe antiglobalistet.