Zogaj: Problematika e koalicionit te majte evidente
Koalicioni opozitar prej kohesh nuk funksionon. Ky eshte perfundimi i analizes se Prec Zogaj, Koordinator i Opozites se Bashkuar. Deklaratat qe vijne nga kreret e partive opozitare, si ajo e kreut te demokristianeve, Nard Ndoka, te Demokracise Sociale, Paskal Milo, apo edhe kritikat e ashpra te socialdemokratit Skender Gjinushi ne adrese te lidershipit socialist, duhen marre ne konsiderate. Ne analizen e tij te dhene per Televizionin "Abc News", Prec Zogaj tha se me sistemin aktual zgjedhor, per te fituar zgjedhjet nevojitet zgjerim i koalicionit dhe jo tkurrje e tij. "Ne lidhje me reformen, koalicioni eshte dakord me te si reforme. Per funksionimin pastaj, ka nje problematike qe eshte evidente. Eshte trajtuar edhe vazhdon te trajtohet. Ky eshte nje sistem i koalicionit te pare jo i partise se pare. Mund te dalesh parti e pare tere jeten dhe nuk vjen kurre ne pushtet", - u shpreh dje Zogaj. Ndaj, sipas tij, cdo qendrim qe vjen ne kundershtim me kete arsye, me kete ide qe e kemi ndare ne koalicion, nuk shkon ne favor te fitores. "Partia Socialiste, kryetari i saj Edi Rama, patjeter qe duhet te vazhdojne dhe ta zhvillojne edhe me tej, ta cojne perpara idene e nje koalicioni shume te gjere", - vijoi Zogaj. Por per Koordinatorin e Opozites se Bashkuar, partite e vogla aleate nuk duhet te ndermarrin aksione politike per t'i bere keq aleances opozitare. "Partite aleate, nga ana e tyre, nuk mund te luajne me karten qe 'ne mund te bejme keq'. Sepse kjo nuk eshte nje karte konstruktive. Nje parti mund te marre vendim ne sovranitet te plote, qe te zgjedhe nje koalicion tjeter, pergjigjet para anetaresise dhe elektoratit te vet. Por jo te behet me idene qe mund te bejme keq, sepse kjo nuk me duket nje karte e mire politike", - u shpreh Zogaj nga ana e tij. Nga ana tjeter, Zogaj komenton edhe zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Sipas tij, zgjedhja e kreut te shtetit eshte nje proces teresisht politik. Ai shprehet ne kete aspekt, se eshte kunder vetekandidimit nga persona te caktuar. Keshillat e Zogajt per koalicionin opozitar vijne ne nje kohe kur brenda koalicionit opozitar ka pasur jo pak probleme dhe pakenaqesi te shprehura tashme hapur. Ne jo pak raste, aleatet kryesore te majte, si kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, dhe ai i PDS-se, Paskal Milo, te cilet kane kritikuar menyren e drejtimit te kreut socialist, Rama, si dhe marredheniet me aleatet. Pakenaqesite me te medha te krereve te partive te vogla politike kane ardhur nga mos trajtimi i kerkesave te tyre per reformen zgjedhore.