Berisha falenderon zv.ambasadoren Jones per punen e bere ne Shqiperi
Zevendesambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, znj. Deborah Jones, ka perfunduar detyren e saj ne Shqiperi. Per ta falenderuar per bashkepunimin, ajo eshte pritur dje ne nje takim nga kryeministri Berisha. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen, kryeministri Berisha, vleresoi kontributin e znj Jones ne forcimin e marredhenieve shume te mira dhe bashkepunimin e shkelqyer ne te gjitha fushat, mes SHBA-ve dhe Shqiperise dhe ne forcimin e miqesise mes dy popujve. Kryeministri theksoi se znj. Jones largohet nga Shqiperia si nje mike e vertete e Shqiperise dhe shqiptareve dhe i uroi asaj suksese ne detyren e saj te re. Ndersa zonja Jones nga ana e saj e falenderoi perzemersisht kryeministrin Berisha per bashkepunimin e shkelqyer me qeverine shqiptare dhe vecanerisht per kontributin personal te kryeministrit Berisha ne forcimin e bashkepunimit frytdhenes e te gjithanshem mes Ambasades Amerikane ne Tirane dhe qeverise shqiptare, mes dy qeverive dhe dy vendeve, ne te gjitha fushat. Ajo shprehu kenaqesine qe marredheniet mes dy vendeve jane te nje niveli te larte dhe vleresoi ne vecanti kontributin qe Shqiperia dha ne sherbim te paqes ne Irak dhe qe vijon te jape ne Afganistan dhe ne vende te tjera.