Dita e Europës, Luan Bregasi në Bruksel merr mbështetjen e Busines Europe
TIRANE- Presidenti i Biznes Albania, zoti Luan Bregasi, po zhvillon një vizitë në Bruksel, i ftuar nga Busines Europe.
Ai u prit në një takim zyrtar nga Drejtori i projektit Bosmip të Business Europe zoti Wytze Russchen, me të cilin zhvilloi një bisedë pune për ecurinë e këtij projekti të mbështetur nga Komisioni Evropian, bashkëpunimin e deritanishëm në kuadrin e projektit rajonal si dhe pjesëmarrjen e Biznes Albanias në Bosmip 5 për periudhën 2013-2014.
Zoti Russchen e siguroi zotin Bregasi për mbështetjen që do të japë kjo organizatë e fuqishme evropiane për forcimin e organizatës të punëdhënësve shqiptarë, Biznes Albania.
Në takimin zyrtar me Drejtorin e Përgjthshëm të Business Europe zotin Philippe de Buck, Presidenti i Biznes Albania prezantoi rolin e kësaj organizate në dialogun civil dhe përpjekjet e saj për krijimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik e Social.
Ai mori përgëzimet nga zoti de Buck për fuqizimin e kësaj organizate në dobi të komunitetit shqiptar të biznesit.
Bregasi do zhvillojë takime të tjera në Komisionin Europian, me Kabinetin e Komisionerit Stefan Fyle, DG e zgjerimit, me koordinatorin e projekteve në KE, si dhe në Parlamentin Europian.
(ma.ar/BalkanWeb)