E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do ulim taksat në janar të vitit 2013

Dje gjatë konferencës

Biznesi shqiptar do të fillojë vitin e ardhshëm me një barrë fiskale më të ulët. Në konferencën Integrimi europian, mundësitë për biznesin shqiptar, organizuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri, kreu i Ekzekutivit u shpreh se qeveria do të ndërmarrë nisma të reja pro biznesit. Garantojmë se viti që vjen do të fillojë me një barrë më të lehtë fiskale për ju, tha Berisha. Nga ana tjetër ai e nxiti biznesin që të bashkëpunojë me bizneset në vendet e BE-së për të hartuar strategji të reja si kusht për të mbijetuar në kohë krize. Unë dua tju them se kjo krizë nuk është afatshkurtër. Kriza nuk është afatmesme. Kjo është një krizë afatgjatë. Ndaj dhe do tju sugjeroja të bëni gjithçka për një partneritet sa më të ngushtë me biznesmenë të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera, u shpreh ai, duke shtuar se një shqetësim tjetër serioz është ai që lidhet me bujqësinë, ku Berisha nuk ngurroi të kërkonte ndihmën e Komisionit Europian. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesocialistit Edi Rama në rrjetin social Twitter për premtimin e Berishës për ulje të barrës fiskale për biznesin. Biznesi ska problem barrën fiskale, po barrën e korrupsionit, ryshfeteve, gjobave, referencave, barrën e qeverisë që i ka hipur në zverk!, shprehej Rama në profilin e tij.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›