E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin negociatat: Berisha-Meta, ska pakt për Presidentin

Berisha e Meta dje gjate negociatave per Presidentin

Prapaskenat e takimit, kreu i LSI kërkon emra të pranueshëm më gjerë se maxhoranca. Berisha shmang takimin me Ramën.

Kryeministri dhe negociatorët e PD me Metën dhe përfaqësuesit e LSI, 40 minuta takim, nuk ka emra.

Zbardhen prapaskenat në takim, kreu i LSI: Konsensus me opozitën.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë ende larg njëra-tjetrës për qëndrimin që do të mbajnë lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Rreth 40 minuta takim në Kryesinë e Parlamentit duket se nuk kanë rezultuar të mjaftueshme që dy partitë kryesore të koalicionit të djathtë të kenë një linjë të përbashkët për këtë çështje. LSI-ja, e cila me katër votat e saj në Parlament ka një peshë shumë të rëndësishme brenda shumicës, vazhdon të mbështesë fort qëndrimin e saj për zgjedhjen e një presidenti konsensual të mbështetur edhe nga opozita, ashtu siç edhe e kërkon komuniteti ndërkombëtar.
Takimi
Në orën 13:02, në selinë e Kryesisë së Kuvendit erdhën së bashku tri makina: ajo e kreut të LSI-së, Ilir Meta, e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe ajo e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Gjashtë minuta më vonë, në Kryesinë e Kuvendit mbërriti edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili, ndryshe nga aleatët e tjerë, hyri nga dera që përdoret zakonisht nga kryeparlamentarja Topalli. E përbashkëta e Metës dhe Berishës ishte një përshëndetje me dorë nga mediat përpara se të nisnin negociatat. Sipas vendimit të një dite më parë të Kryesisë së PD-së, në krah të Kryeministrit Sali Berisha ishte kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe anëtari i Kryesisë, Edmond Spaho. Burime nga takimi bëjnë të ditur se kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka kërkuar nga Partia Demokratike që të shfrytëzohet e gjithë koha e nevojshme dhe të zhvillohen negociata edhe me opozitën, jo vetëm me partitë e koalicionit të djathtë. Në takim, ish-zv.kryeministri ka kujtuar edhe qëndrimin e shprehur disa herë radhazi nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka folur për një president konsensual. Nga ana tjetër, Kryeministri Sali Berisha, duke parë edhe qëndrimin e aleatit të tij kryesor në koalicion, është shprehur dakord për tu konsultuar me opozitën, duke shfrytëzuar edhe faktin se të mërkurën do të konsumohet vetëm raundi i parë nga pesë në total. Më herët Berisha është shprehur për një personalitet të PD-së. Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se në takimin që zgjati diçka më shumë se gjysmë ore nuk u fol për emra konkretë kandidatësh, por vetëm për rrugën që do të ndiqet në këtë muaj të nxehtë të politikës. Takimet e ditës së djeshme ishin vetëm hapi i parë i bisedimeve përpara se Parlamenti të mblidhet ditën e mërkurë në një seancë të posaçme për të zhvilluar raundin e parë, siç e vendosi edhe Konferenca e Kryetarëve. Sa u përket numrave në Parlament, Partia Demokratike numëron aktualisht në Grupin e saj Kuvendor 66 deputetë, ndërsa Partia Socialiste 63 deputetë. Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri tani ka bërë thirrje për një president konsensual dhe është bërë pjesë e takimeve të organizuara nga PS-ja, ka katër deputetë, një shifër e rëndësishme për të bërë numrin 71 në rast se partitë nuk do të gjejnë konsensusin në tri raundet e para. Por, po kaq të vlefshme do të jenë edhe votat e shtatë deputetëve që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare: Gazmend Oketa, Fatmir Mediu, Kastriot Islami, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri, Vangjel Dule dhe Dritan Prifti.

Takimi
Ashtu siç kishte deklaruar një ditë më parë Kryeministri Sali Berisha, negociatat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nisën në selinë e Kryesisë së Kuvendit. Negociatorëve dje u është dashur të ngjisin katër kate më këmbë për të mbërritur në një sallë të vogël, ku u takuan me Kryeministrin Berisha. Si pozicion, salla ndodhet midis ambientit ku zhvillon mbledhjet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe sallës së Konferencës së Kryetarëve. Ambienti, rreth 30 metra katrorë, është përdorur më parë për mbledhjet e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.

Axhenda
Pas takimeve të zhvilluara dje, Kryeministri Sali Berisha do të udhëtojë për në Malin e Zi, ku do të marrë pjesë në takimin e Europës Juglindore, një takim i përvitshëm që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore. Në këtë takim marrin pjesë liderë, politikanë, personalitete nga Europa Juglindore dhe anëtarë të Kongresit Amerikan, si senatori i SHBA James Inholfe, kongresmeni Robert Aderholt, Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic, Kryeministri Igor Luksiç dhe kryetari i Parlamentit, Ranko Krivokapiç, ministri i Jashtëm i Bosnjës, Zlatko Lagumdzija etj.

Berisha: Kandidatë dinjitozë në raundin e parë

Krerët e PD e LSI shprehen për mediat pas takimit në Parlament

Berisha dje pas takimit

Meta: Duhen emra të pranueshëm më gjerë se maxhoranca aktuale
Pas rreth 40 minutave takim, i pari që doli përpara mediave ishte kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ai tha se duhet të bëhen përpjekje për të gjetur një president konsensual dhe që ka mbështetje më të gjerë se maxhoranca aktuale në Kuvend. Të bëhen të gjitha përpjekjet që mundësisht Presidenti të zgjidhet që në raundin e parë dhe që të jepet një mesazh i një pjekurie politike të klasës sonë politike, në radhë të parë para qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkojnë më shumë qetësi, më shumë stabilitet dhe më shumë mundësi për zhvillim ekonomik dhe punësim, por absolutisht edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, u shpreh Meta. Sipas tij, nuk kemi biseduar për emra konkretë. Kemi biseduar për rëndësinë e procesit që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës, dhe jo vetëm kaq, por të jetë edhe sa më i sinqertë dhe rezultativ. Në këtë drejtim mendoj se vullneti i duhur për ta kristalizuar dhe përmbyllur këtë proces do të ishte pikërisht që mund të sjellë një dhe disa emra të pranueshëm më gjerë sesa maxhoranca aktuale në Parlament. Ndërsa Kryeministri Berisha deklaroi para mediave se shumica është e

Meta dje pas takimit

gatshme për të tentuar në këtë raund të parë zgjedhjen e një presidenti konsensual. U ra plotësisht dakord që të bëhet çdo përpjekje, në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është një mundësi reale dhe u ra dakord që të vazhdojmë takime intensive të vazhdueshme për ta bërë sa më shpejt të jetë e mundur vendin me kryetarin e shtetit të merituar. Jua them me qartësinë më të madhe se vullneti i kësaj maxhorance do të jetë që, që në raundin e parë të ketë kandidat serioz, dinjitoz, kandidat i cili mund ta nderojë vendin në detyrën e tij, tha Kryeminis

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›