Berisha: Do vazhdojmë bashkëpunimin me FMN

Tiranë, 5 mars, NOA Kryeministri Sali
Berisha konfirmoi sot se qeveria do të vijojë bashkëpunimin me Fondin Monetar
Ndërkombëtar. Deklarata e Berishës u bë gjatë një takim
përfaqësuesin e FMN-së Gerwin Bell. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha tha se
jemi të kënaqur të vazhdojmë bashkëpunimin me FMN-në.
Përfaqësuesi i FMN-së, Gerwin Bell shprehu mbështetjen e FMN-së ndaj qeverisë shqiptare dhe e përgëzoi atë që kapërceu me sukses vitin 2009.
Kryeministri Berisha theksoi se mbetet i vendosur të vazhdojë forcimin e kuadrit makroekonomik dhe stabilitetit makroekonomik, si dhe të rrisë investimet vendase e të huaja.
m.xh/NOA