E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Do privatizojmë gjithçka për të shkurtuar shpenzimet


çdo pronë shtetërore përveçse kaskadës së Drinit, shëndetësisë e arsimit do të privatizohet për të shkurtuar shpenzimet. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti në një konferencë për shtyp, i cili tha se tashmë është ngritur grupi i punës për të vendosur cilat do jenë asetet që do privatizohen. "është ngritur një grup i posaçëm pune në drejtimin e kryeministrit për të mbledhur informacione që dorëzohen në METE për të gjitha asetet, ndërmarrjet, që duhet të hyjnë në proces privatimi", tha ai. Ministri tha se për procesin privatizimit janë mobilizuar 100 persona. "Kemi mobilizuar 100 persona që do përfshihen në këtë proces, që do merren me vlerësimin e pronave dhe mbështetjes të gjithë procedurës së privatizimit. Direktiva është për të privatizuar çdo pronë shtetërore me përjashtim të HEC-eve të kaskadës së Drinit, të shëndetësië e arsimit", shtoi ai. Më tej, ministri Prifti pohoi se

aksione, ndërmarrje shtetërore, asete dhe prona do vihen në proces privatizimi që shteti dhe qeveria të kursejë më shumë nga shpenzimet e veta. "Ne parashikojmë 100 milionë euro kontribut për buxhetin e shtetit nga privatizimi. Tashmë ka mbetur privatizimi i pjesë së mbetur të ALBTELEKOM dhe ARMO-s, po ashtu është ngritur edhe një grup pune për privatizim e INSIG", nënvizoi ai.
Ministri i ka bërë apel biznesit shqiptar që përfshihet në privatizim. "Ne jemi të interesuar që biznesi shqiptar të përfshihet në privatizim", shtoi ai. Ndër të tjera Prifti tha se do të privatizohen 450 reparte ushtarake, pasi nuk përdoren më nga Ministria e Mbrojtjes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›