E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesin e FMN, Gerwin Bell

Kryeministri Berisha priti dje në një takim përfaqësuesin e FMN-së, Gerwin Bell. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha tha se ishte i kënaqur të vazhdojë bashkëpunimin me FMN-në. Nga ana tjetër, Gerwin Bell shprehu mbështetjen e FMN-së ndaj qeverisë shqiptare dhe e përgëzoi atë që kapërceu me sukses vitin 2009. Kryeministri Berisha theksoi se mbetet i vendosur

të vazhdojë forcimin e kuadrit makroekonomik dhe stabilitetit makroekonomik, si dhe të rrisë investimet vendase e të huaja. Rikthimi i FMN në vendin tonë erdhi pas disa muajsh largimi, me argumentin se Shqipëria nuk ka më nevojë për kosulencën e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›