Berisha drejton mbledhjen për përdorimin e celularëve për transferime bankare
Adrian Fullani, si dhe ekspertë e drejtues nga Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave, Enti Rregullator i Telekomunikacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, etj. Në fillim e ka marrë fjalën Kryeministri ku ndër të tjera e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme përdorimin e celularit për të kryer veprime bankare. Kryeministri Berisha theksoi se përdorimi gjerësisht i celularëve nga qytetarët shqiptarë për veprime bankare është një standard që duhet të arrihet me shpejtësi, duke sjellë kështu një zhvillim të madh në përdorimin e internetit, si dhe duke qenë një aspekt që lehtëson ndjeshëm dhe ka leverdi të madhe për qytetarët shqiptarë. Berisha theksoi se aplikimi në masë i kësaj teknologjie në vendin tonë, do të risë më tej cilësinë e jetesës si dhe do lehtësojë proceduarat për qytetarët. Kështu, lidhur me këtë aspekt, Kryeministri Berisha solli shembujt e disa vendeve në të cilat brenda një kohe të shkurtër dhe përmes implementimit të teknologjisë, kjo praktikë ishte përqafuar nga miliona qytetarë dhe ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë e tyre të jetesës. Ky është një shërbim i rëndësishëm, nënvizoi Kryeministri, të cilin shqiptarët duhet ta kenë sa më shpejtë dhe për këtë qeveria do të hartojë një politikë stimuluese dhe një plan eficent veprimi, në mënyrë që sa më shpejt të kapen nivele të tilla të larta të përdorimit të internetit, nisur edhe nga përdorimi i gjerë i celularëve në Shqipëri. Kryeministri Berisha ngarkoi ngritjen e një grupi pune, i cili do të fillojë menjëherë nga puna për të hartuar një plan veprimi në këtë drejtim.
Last Updated on E Premte, 05 Mars 2010 23:07