E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Donkishoterit s'na ndalin

Rrugen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, nuk do ta ndalin dot as reminishencat historike te njerezve qe kane punuar kunder vendit. Ky eshte mesazhi simbolik qe ka dhene dje kryeministri Sali Berisha, ne ceremonine e kthimit te eshtrave te nje prej firmetareve te pavaresise se Shqiperise, Dom Nikoll Kacorri, duke bere analogji dhe me situaten aktuale. Duke folur per plotesimin e amanetit te atdhetarit Dom Nikoll Kacorri, Berisha u shpreh se ai "sot kthehet i lumtur ne token e tij, sepse shqiptaret jane te lire, sepse Kosova eshte e lire, sepse shqiptaret kudo jane te lire. Natyrisht, sot na del para ndonje Haxhi Qamil, serish bertet "rrofte baba!", por keto jane donkishoter te historise, Hapin tone, vullnetin tone, vendosmerine tone per te ecur drejt Evropes, nuk do te mund ta pengoje asgje. Dom Nikoll Kacorri eshte nje burim frymezimi i madh per Shqiperine dhe shqiptaret ne kete rruge". Ne ceremonine e organizuar nga Kisha Katolike ne Durres, kreu i qeverise eshte ndalur ne vlerat qe simbolizon figura historike e Dom Nikoll Kacorrit. Berisha shprehur falenderim per Kishen Katolike qe beri te mundur kthimin e eshtrave te patriotit te madh. "Une dua te shpreh nje mirenjohje shume te thelle ndaj kishes shqiptare, kishes dhe autoriteteve austriake, qe bene te mundur, qe sot ne te kemi ne gjirin tone eshtrat e imzot Dom Nikoll Kacorrit, e te mund te prehet perjetesisht ne token e tij",-tha ai. Ne fjalen e tij kreu i qeverise ka vleresuar figuren e Dom Nikoll Kacorrit duke u ndalur ne vlerat e tij humane dhe patriotike. "Dom Nikoll Kacorri, u perket atyre burrave, te cilet dhane per kete komb dhe per kete vend, me shume se kushdo tjeter, dhane per mevetesine, lirine, dinjitetin e tyre", u shpreh kreu i qeverise. Berisha theksoi se aktiviteti i tij kishtar ishte njeherazi dhe kontribut per lindjen e kombit dhe pavaresine e Shqiperise. "Ne jeten e tij, te meshtarit kurre ndonjehere nuk ndau ne punen e tij, porosine e Krishtit dhe porosia e Krishtit per Dom Nikoll Kacorrin, ishte "Jepi Shqiperise ate qe i takon", dhe ky burre i madh i dha Shqiperise, i dha flamurit ate qe i takon",- tha Berisha. Kreu i qeverise u shpreh se ne aktin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise, kontributi i Dom Nikoll Kacorrit ka qene i madh, pasi eshte nder njerezit qe hodhi arkitekturen e pavaresise se shtetit. "Kryengritjet e medha te Kosoves sollen pavaresine e Kosoves, ato u udhehoqen nga burra te medhenj si Hasan Prishtina, Isa Boletini etj, por ne Shqiperi ne krye te levizjes shqiptare dhe perpjekjes se shqiptare, ishte ai qe do te emerohej zevendeskryeministri i qeverise se pare shqiptare, Dom Nikoll Kacorri",-tha dje Berisha. Ne mesazhin e tij, kreu i qeverise theksoi se "per shqiptaret e besimit katolik, mysliman, ortodoks dhe per te gjithe ata qe i thone Shqiperise, Shqiperi dhe kombit, komb, Dom Nikoll Kacorri eshte dhe do te mbetet shenjtori i pavaresise se kombit shqiptar".

Qendrimi
"Sot kthehet i lumtur ne token e tij, sepse shqiptaret jane te lire, sepse Kosova eshte e lire, sepse shqiptaret kudo jane te lire. Natyrisht, sot na del para ndonje Haxhi Qamil, serish bertet rrofte baba, por keto jane donkishoter te historise, Hapin tone, vullnetin tone, vendosmerine tone per te ecur drejt Evropes, nuk do te mund ta pengoje asgje. Dom Nikoll Kacorri eshte nje burim frymezim i madh per Shqiperine dhe shqiptaret ne kete rruge",-tha Berisha.

Vleresimi
"Une dua te shpreh nje mirenjohje shume te thelle ndaj kishes shqiptare, kishes dhe autoriteteve austriake, qe bene te mundur, qe sot ne te kemi ne gjirin tone, eshtrat e imzot Dom Nikoll Kacorrit, i cili te mund te prehet perjetesisht ne token e tij. Dom Nikoll Kacorri, u perket atyre burrave, te cilet dhane per kete komb dhe per kete vend, me shume se kushdo tjeter, dhane per mevetesine, lirine, dinjitetin e tyre", u shpreh kreu i qeverise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›