E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prokurorja Ina Rama eshte e kapur nga politika

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka akuzuar dje prokuroren e Pergjithshme se eshte bere pjese e politikes, ne hetimin ndaj pergjimit te tij te denoncuar nga Dritan Prifti. Nga qyteti i Korces, gjate takimit me elektoratin e LSI-se, Meta ka sqaruar dhe arsyet se perse ka rezerva ndaj punes se prokurorise dhe pse mendon se ajo eshte pale me Partine Socialiste. "Zonjen Rama nuk e lejon zoti Rama. Sepse ka dale ai garant qe kjo eshte e vertete, qe eshte e pa montuar, sepse titrat i ka vendosur ai dhe gjithe ata te tjeret qe kane bashkepunuar e kane marre kete pergjegjesi, per te cilen do te shkojne ne gjyq. Sepse nuk behet fjala per dinjitetin e Ilir Metes, sepse dinjitetin e Ilir Metes nuk e vene dot ne diskutim shoqet dhe shoket e bulevardit",-tha dje Meta duke deklaruar se ekspertiza e videos nuk eshte bere sipas kerkesave te duhura. Kreu i LSI deklaroi se eshte i hapur per hetim dhe e ka lene personalisht imunitetin, por nuk eshte normale qe prokuroria te behet pjese e lojerave politike te opozites. "Nuk mundet kurrsesi te vihet ne diskutim rendi kushtetues ne nje vend, funksionimi i institucioneve, respekti ndaj ligjit, permes lojerave te tilla kaq te shemtuara dhe kaq ordinere. Prokuroria eshte garant per zbatimin e ligjit, nuk mund te jete prokurorja e Pergjithshme lojtare politike, aktore politike",-tha Meta. Ai tha se prokurorja eshte perfaqesuesja e shtetit dhe ka per detyre qe cdo akuze ta vere mbi prova dhe "jo mbi intriga te thurura ne ambiente, te cilat nuk kane asnje lidhje me moralin e shtetit dhe perfaqesuesve te shtetit". Ai theksoi ne fjalen e tij se eshte ne pritje te pergjigjeve dhe do te bashkepunoje me drejtesine, por e ka cilesuar si te papranueshme "qe per te siguruar nje mandat te dyte per veten e saj, per te siguruar mandate te dyta per bashkepunetoret e saj, te beje lojera, te cilat nuk ndikojne ne fatin e nje njeriu apo dy njerezve, por ndikojne ne fatet e nje vendi". Kreu i LSI-se u shpreh se ne materialin e prokurorise nuk sqarohet se cfare i eshte kerkuar ekspertizes se specializuar te verifikonte. "Prokurorja ne materialin qe i con Kuvendit te Shqiperise, nuk jep pyetjet qe Prokuroria i ka cuar ekspertizes, pra per cfare e ka pyetur. E ka pyetur per vertetesine e materialit mbi te cilin kjo ka nisur hetimin, pra te videos qe eshte dhene ne televizion, e ka pyetur per vertetesine per titrat ne rast se ato korrespondojne me zerat dhe sidomos me pjesen ku behet fjale, gjoja me aferat qe une kam tentuar me pergjuesin ne fjale",-tha ai. Meta ka theksuar se dyshimet nuk kane te bejne me ata qe paraqiten ne video, por me titrat dhe montimin e zhurmave dhe situatave te vecanta ne video. "Eksperti ka treguar se te gjithe njerezit kane pare vetem gjysmen e videos dhe se e plote ajo eshte ne hard disk. Gjithashtu eksperti ka thene se nuk ka pasur mundesi te degjoje mire zerin....", tha dje Meta. Ai u shpreh se vertetesia e videos u mbrojt vetem nga kreu i PS-se, per te zhvilluar demonstraten e dhunshme. Meta u ndal ne detajet teknike te videos duke thene se nuk mund te deklarohet qe gabimi eshte zero, ne kohen qe vet videoja nuk eshte shfaqur e plote, por vetem gjysma e saj. "Pyetja ime eshte se si shpjegohet qe kur eksperti paska dhene kete konkluzion qe videoja e transmetuar ne televizion eshte gjysma e saj qe eshte ne programin kompjuterik, sa eshte gabimi ketu si video, si pamje, eshte 0%? Pra ja ku kemi nje shenje te qarte te mungeses se vullnetit per te qene transparente, jo perpara Ilir Metes por perpara qytetareve shqiptare",-tha ai. Nga ana tjeter Meta ka theksuar se eksperti nuk ka qene ne gjendje te pastronte zerin ne video. "Kam pyetje per znj. Rama. Ju znj.Prokurore kete video ku problemi kryesor jane zerat, sepse mbi bazen e tyre eshte ndertuar akuza dhe eshte pasqyrimi dhe transkriptimi zerave me titra, pra ju kete video e cuat ne nje studio pa vesh?",-tha ai. Meta deklaroi se problemi ne zbardhjen e bisedes dhe eliminimin e zhurmave eshte eksperti i huaj, por pyetjet qe i ka derguar prokuroria. "Kur ky nuk ka qene ne gjendje te degjoje biseden dhe te eliminoje zhurmat, atehere sa eshte perqindja e gabimit? A mund te jete 0? Kjo eshte 1 milion %",-tha Meta.

Akuza
Kreu i LSI-se tha ne fjalen e tij se Prokuroria ka shtuar dhe nje akuze tjeter qe nuk ishte video, sipas se ciles Prifti ka deklaruar se ai i ka ofruar nje milion euro. "Si mund te jete fakt nje deklarate e papergjegjshme, e nje personi te njohur tashme boterisht per papergjegjshmerine e tij. Nese prokurorja vendos kete standard atehere ajo duhet te jape doreheqjen si prokurore e Pergjithshme, sepse pak vite me pare eshte akuzuar publikisht se ka marre nje shume prej disa qindra mijera eurosh per emerimin e nje prokurori ne nje rreth shume te rendesishem",-tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›