E Diel, 1 Nëntor 2026

Kucovë, në pranga 6 anëtarë të një bande

KUCOVË- Arrestohen 6 anetarë të një bande kriminale në Kucovë, të cilët prej dy muajsh kryenin grabitje në qytetin e Kucovës. Policia gjatë një operacioni ka vënë në pranga 6 autorët: Sajmon Kumria 18-vjeç, Donald Polovina 18-vjeç, Grigor Zoga 18-vjeç, Fatjon Veliu 24-vjeç, Alban Dardha 19-vjeç dhe Enea Mehmeti 17-vjeç, të gjashtë banues në qytetin e Kuçovës. Të arrestuarit kishin kryer vjedhje në shkolla, dhe lokale të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sër objektesh të vjedhura që kapnin vlerën 1.5 milionë lekë të rinj. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe anëtarin e shtatë të kësaj bande, 24-vjeçarin Emigert Haxhillari. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›